Tuesday, December 6, 2022

Regjimi iranian bën 300 ekspozita  kundër MEK-ut

E diel, 12 shkurt 2017

NCRI – Lëvizje dëshpëruese të regjimit iranian për t’i bërë ballë rritjes së popullaritetit të MEK-ut.

Pas një raporti të publikuar kohët e fundit nga Ministria e Inteligjencës së regjimit iranian, në lidhje me fuqinë dhe rritjen e Organizatës Popullore Mojahedin të Iranit (PMOI ose MEK), në të cilën zyrtarët e regjimit kanë pranuar tendencën dhe tërheqjen e të rinjve ndaj Mojahedinëve (MEK-ut), si dhe statusin e lartë të Mojahedinëve në vend dhe në nivel ndërkombëtar,

Hashemi Nejadi drejtori i përgjithshëm i fondacionit ‘Habilian’ të financuar nga shteti deklaroi:

“Kemi bërë 300 ekspozita kundër MEK në Iran deri tani,” dhe shtoi “Në ditët e sotme, MEK-u po njihet si institucioni kryesor i të Drejtave të Njeriut,” detyra jonë është për të diskutuar çështjet e të drejtave të njeriut kundër MEK duke qenë se të rinjtë iranianë janë objektivi i  MEK-ut.

Raporti i lartpërmendur ndaj MEK-ut, i cili sipas zyrtarëve të Ministrisë së Inteligjencës është një hulumtim i detajuar me më shumë se 8000 fjalë, është publikuar kohët e fundit në faqet e internetit të Habilian-it i lidhur me Ministrinë.

Raporti thekson se, “Organizata Mojahedin (MEK) është pas … ndryshimit të regjimit dhe heqjen së regjimit të Velayat-e faqih në Iran ….”