Saturday, July 27, 2024

Ministria e Mardhëdhënieve së Jashtme turke kritikon shfryrjen e zbarazët të regjimit iranian

E hënë, 20 shkurt 2017

Ministria e Jashtme turke denoncon deklaratat e  Zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane se Turqia nuk duhet të vërë në provë durimin e Iranit.

“Kjo nuk është as e pranueshme, as e kuptueshme për një vend [Iranin] – i cili as që heziton të hedhë në fushë të betejës refugjatët që kërkojnë strehim nga kriza – të akuzojë të tjerët se janë përgjegjës për tensionet dhe paqëndrueshmërinë rajonale,” iu tha gazetarëve të hënën në Ankara zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Huseyin Muftuoglu.

Vlen të përmendet se Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar në konferencën e Mynihut se: “regjimi iranian ka qenë pas disa incidenteve, si dhe paqëndrueshmërisë në rajon. Politika sektare e adoptuar nga ky regjim do të minojë sigurinë e shumë shteteve arabe të Gjirit Persik si Bahreini dhe Arabia Saudite. “