E martë, 19 shtator 2017
Nga stafi i NCRI-së
NCRI – Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump përdori fjalimin e tij të parë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të nënvizuar, se bota e kupton, që populli iranian dëshiron ndryshimin e regjimit, duke shtuar se, “populli i Iranit është ai të cilit liderët e tij i frikësohen më së shumti “.
“Kjo është ajo, që e bën regjimin të kufizojë aksesin në Internet, të shkatërrojë pajisjet marrëse satelitore, të qëllojë studentët e paarmatosur që protestojnë dhe të burgosë reformatorët politikë”, tha Trump në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, të martën.
“Qeveria iraniane fsheh diktaturën e korruptuar prapa maskës së rreme të një demokracie. Ajo ka kthyer një vend të pasur me një histori dhe kulturë të pasur në një shtet mashtrues ekonomikisht të varfër, eksportet kryesore të të cilit janë dhuna, gjakderdhja dhe kaosi. Viktima që ka vuajtur më gjatë prej lidereve te Iranit është, ne fakt, populli i tij. “
“Në vend që të përdorin burimet e veta për të përmirësuar jetën e Iranianëve, fitimet e tij të naftës shkojnë për të financuar Hezbollahun dhe terroristët e tjerë, që vrasin muslimanët e pafajshëm dhe sulmojnë fqinjët e tyre paqësor arabë dhe izraelitë. Kjo pasuri, e cila me të drejtë i takon popullit të Iranit, gjithashtu përdoret për të mbështetur diktaturën e Bashar al-Assad-it, për të nxitur luftën civile të Jemenit dhe për të dëmtuar paqen në të gjithë Lindjen e Mesme “, shtoi ai.
“Ne nuk mund të lejojmë që një regjim vrasës të vazhdojë këto aktivitete destabilizuese duke ndërtuar raketa të rrezikshme dhe ne nuk mund të pajtohemi me një marrëveshje, nëse ajo është maskim për ndërtimin eventual të një programi bërthamor. Marrëveshja me Iranin ishte një nga transaksionet më të këqija dhe më të njëanshme që Shtetet e Bashkuara kanë hyrë ndonjëherë. Sinqerisht, kjo marrëveshje është një telash për Shtetet e Bashkuara, dhe unë nuk mendoj, se ju po e dëgjoni për herë të fundit – më besoni. “
“Është koha, që e gjithë bota të bashkohet me ne, për të kërkuar, që qeveria e Iranit t’i japi fund dënimeve me vdekje dhe shkatërrimit. Është koha, që regjimi të lirojë të gjithë amerikanët dhe qytetarët e kombeve të tjera, që ata kanë burgosur padrejtësisht. Dhe mbi të gjitha, qeveria e Iranit duhet të ndalojë mbështetjen e terroristëve, të fillojë t’i shërbejë popullit të vet dhe të respektojë të drejtat sovrane të fqinjëve të tij. “
“Mbështetja e terrorit nga regjimi iranian është në kontrast të fortë me angazhimet e kohëve të fundit të shumë prej fqinjëve të tij për të luftuar terrorizmin dhe për të ndaluar financimin e tij”, shtoi Trump.