Thursday, March 28, 2024

IRAN: Protestuesit në Karaj Thërrasin: Çmime të Larta! Inflacion! Nuk mund të Tolerojmë; Vdekje Diktatorit

Njerëzit e irrituar të Karaj kanë protestuar që nga pasditja e 31 korrikut në Sheshin e Parë Gohardasht, duke thirrur sloganet:

“Çmime të larta! Inflacion! Shkatërrim i popullit; Çmime të larta! Inflacion! Nuk mund të tolerojmë, vdekje diktatorit; kombi është lypsar, Ajatollahu (Khamenei) është zot; Tanke, Gjyle, Zjarr, mullahu duhet të ikë! Mos kini frikë, jemi të gjithë bashkë; Sot është ditë zie, paratë e kombit iranian janë dorën e mullahut sot; sot ngrihemi; armiku ynë është mullahu por ata fajësojnë më kot Shtetet e Bashkuara; Forca sigurie, Mbështetje! Mbështetje! Kjo kryengritje e guximshme vazhdoi deri në mes të natës.

Forcat represive të policisë, rojat anti-rebelim, garda revolucionare si dhe vrasësit me veshje civile u përpoqën t’i shpërndanin njerëzit duke i sulmuar ata dhe duke u hedhur gaz lotsjellës, por të rinjtë vazhduan të rezistojnë me përleshje. Ata vazhduan t’i kundërvihen bassij-ve dhe i detyruan ata të arratisen duke thirrur me sloganet: “Iranianë krenarë, mbështetje, mbështetje; Krengritja do të vazhdojë për sa kohë që diktatori të jetë në pushtet; edhe po të bien nga qielli Basij, kryengritja do të vazhdojë”. Në mënyrë që të përballeshin me brutalitetin e mercenarëve, të rinjtë bënë barrikada dhe ndaluan lëvizjen e automjeteve duke u shtrirë në rrugë.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, ka përshëndetur njerëzit e guximshëm të Karaj, Isfahan, Shiraz dhe qyteteve të tjera, dhe ka thënë se burimi i të gjithë errësirës së kombit iranian është diktatura fetare që sundon Iranin, e cila ka shpërdoruar asetet dhe brezat e atdheut tonë. Tani, bota e sheh se pavarësisht shtypjes masive nga fashizmi fetar, kryengritja e popullit iranian çdo ditë i vë zjarrin e i zë frymën Velayat-e faqih, duke shpallur ardhjen e pranverës së lirisë në këtë vend të zënë rob.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
31 Korrik, 2018