Mbi 1000 protestues iranianë, duke përfshirë gra e fëmijë, janë qëlluar për vdekje nga forcat e sigurisë të regjimit iranian gjatë protestave në mbarë vendin në nëntor 2019
Publikuar më 14 dhjetor 2019.
Kryengritja në Iran – Nr. 54
Mosveprimi e ka njollosur ndërgjegjen e njerëzimit bashkëkohor
Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) ka publikuar emrat e 19 martirëve të tjerë të kryengritjes së popullit iranian, duke e çuar në 476 numrin e viktimave të identifikuara deri tani.
Numri i të vrarëve gjatë kryengritjes mbarëkombëtare e tejkalon shifrën 1000, dhe mes tyre janë dhjetëra gra, duke përfshirë katër nëna.
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), i ka bërë thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara që ta dënojë këtë krim madhor dhe ka kërkuar dërgimin urgjent në Iran të një misioni të gjetjes së fakteve për të vizituar qendrat e paraburgimit dhe të arrestuarit. Ajo ka bërë thirrje gjithashtu për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë në një seancë ku ta adresojë këtë krim të tmerrshëm dhe t’u kërkojë llogari liderëve të fashizmit fetar që sundon Iranin. Znj. Rajavi ka theksuar se mosveprimi i komunitetit ndërkombëtar përballë kësaj masakre, e cila është një nga mizoritë më të urryera të shekullit të 21-të, ka njollosur ndërgjegjen e njerëzimit bashkëkohor dhe do të interpretohet nga regjimit si një dritë jeshile për t’i vazhduar dhe intensifikuar krimet e tij.