Sunday, January 29, 2023

Regjimi i Iranit i Torturon Deri në Vdekje Protestuesit e Arrestuar Gjatë Protestave në Iran

Sipas një raporti të publikuar më 12 dhjetor nga Iran Human Rights Monitor(Iran HRM), Regjimi Iranian i Torturon për Vdekje Protestuesit e Arrestuar Gjatë Protestave të Iranit.

Raportet tregojnë se regjimi iranian po i torturon për vdekje të arrestuarit gjatë protestave të fundit në Iran

Në një raport të publikuar më 12 dhjetor, Iran Human Rights Monitor (Iran HRM) ka konfirmuar përdorimin e dhunës nga ana e regjimit iranian kundër protestuesve të arrestuar, dhe vdekjen e tyre nën torturë.

“Teksa detajet e masave të ashpra kundër protestave në Iran po dalin në sipërfaqe, dëgjojmë për krime të tmerrshme të kryera kundër njerëzimit, duke përfshirë vdekje nën torturë,” lexon raporti i këtij grupi të të drejtave njerëzore

“Të paktën 1,000 protestues janë vrarë gjatë protestave të nëntorit në Iran, duke përfshirë disa minorenë. 4,000 të tjerë janë plagosur dhe 12,000 janë dërguar në burgjet e regjimit. Fati i shumë prej të arrestuarve mbetet i panjohur,” shton raporti.

Raporti i Iran HRM ka zbuluar gjithashtu identitetin e disa prej viktimave:  

“Hamid Sheikhani, 35 vjeç, babai i një fëmije 7 vjeç, u arrestua më 17 nëntor në Kontenë Mahshahr të provincës së pasur me naftë Khuzestan, në Iranin jug-perëndimor. Familja e Sheikhani-t nuk dëgjoi asnjë lajm për të deri më 23 nëntor, kur iu kërkua të merrnin trupin e tij nga burgu. Sipas raporteve vendase, Sheikhani ishte me shëndet të mirë kur u arrestua. Vdekja e tij vetëm pak ditë më vonë ngre shqetësime serioze lidhur me trajtimin e tij dhe kushtet e mbajtjes në burg, duke përfshirë torturën,” lexon raporti.

“17-vjeçari Arvin Ranin u arrestua nga forcat e Korpusit Revolucionar Islamik (IRGC) në Marivan gjatë protestave. Raportohet se e kanë torturuar për vdekje. Familja e tij është detyruar të paguajë për ta marrë trupin e tij,” shton raporti. 

“Një grua e identifikuar si Halimeh Samiri u arrestua dhe u dërgua në burg në nëntor gjatë protestave iraniane në Abadan. Ajo është torturuar për vdekje nga garda revolucionare e regjimit e cila më vonë e ka hedhur trupin e saj të pajetë jashtë banesës së babait të saj” shton gjithashtu raporti.

“Një tjetër protestues i torturuar për vdekje është 30-vjeçari Kaveh Veisani. Ai u arrestua më 17 nëntor nga forcat e IRGC-së në Sanandaj të provincës Kurdistan të Iranit. Trupi i tij i pajetë i cili kishte shenja torture duke përfshirë mavijosje, u gjet më 6 dhjetor në periferitë e qytetit. Ai kishte një vajzë 2-vjeçare dhe e shoqja po pret një fëmijë,” konkludon raporti.