Protestat e fundit në Iran

338

E enjte, 15 dhjetor 2016

NCRI – Tubim proteste i punëtorëve të fabrikës së poliakrilikut

Në mëngjesin e të martës, 13 dhjetor 2016, më shumë se 400 punëtorë të fabrikës së poliakrilikut në Isfahan u mblodhën përpara zyrës së Guvernatorit të Përgjithshëm të qytetit dhe protestuan për pagat e prapambetura që prej 6 muajsh. Punëtorët mbanin pankarta ku shkruhej: ” Jemi punëtorët e fabrikës së poliakrilikut të Iranit.  Nuk kemi as bukë për të ngrënë. Deri kur do të presim. Nuk kemi marrë pagat që prej 6 muajsh?”

Punëtorët e Kompleksit petrokimik Marun protestuan për ditën e  dytë radhazi

Më 14 dhjetor 2016, një grup punëtorësh të kompleksit petrokimik Marun të vendosur në Provincën Khuzestan (në Jug Perëndim të Iranit) protestuan për ditën e dytë radhëzi kundër kushteve të tyre të punës në zonën e impiantit.

Punëtorët e projektit të digës Meymeh u mblodhën përpara zyrës së guvernatorit të Dehloran, Ilam

Siç raporton agjencia e lajmeve ILNA, një grup  punëtorësh të projektit të digës Meymeh u mblodhën, më 12 dhjetor 2016, para zyrës së guvernatorit të Dehloran (të vendosur në Provincën e  Ilamit) për të protestuar kundër pagave të prapambetura.