Friday, July 26, 2024

Regjimi Irani pret liderët e talibanëve në një konferencë në Teheran – raport

Regjimi Irani pret liderët e talibanëve në një konferencë në Teheran – raport

E enjte, 15 dhjetor 2016

Regjimi iranian po pret publikisht udhëheqësit e lëvizjes afgane të talibanëve në një konferencë të ashtuquajtur ” Uniteti Islamik”, raportoi të mërkurën Al Arabiya.net.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Mehr, mulla Mohsen Araki, i cili është Sekretari i Përgjithshëm i Forumit Botëror për Afërsinë e shkollave islame të mendimit, tha në një konferencë për shtyp të martën se Teherani ka ftuar figura të moderuara siç janë talibanët të marrin pjesë në një Konferencë  dy-ditore Ndërkombëtare mbi Unitetin islamik në Teheran.