Të shtunën mbrëma, më 4 gusht, të rinjtë e guximshëm në qytetin Gohardasht – Karaj bënë përsëri demonstratë duke thirrur: Khamenei, turp të kesh, lëre këtë vend; Bashkatdhetarë iranianë, bërtisni e thërrisni për të drejtat tuaja. Forcat represive qëlluan mbi protestuesit.
Edhe njerëzit në Qom u mblodhën të shtunën mbrëma kundër sistemit kriminal të Velayat-e Faqih dhe mullahëve. Të rinjtë thërrisnin: Seyyed Ali (Khamenei), turp të kesh, lëre këtë vend; Poshtë Hezbollah; Poshtë Diktatori; Khamenei jeton si zot, ndërsa populli jeton në varfëri; Iranianë të nderuar, mbështetje, mbështetje! Kur u sulmuan nga garda anti-rebelim, Bassij dhe agjentët me veshje civile, protestuesit u përplasën me ta duke thirrur “Horra, horra”.
Në Teheran, Njerëzit u mblodhën në Rrugën e Kolegjit natën duke thirrur: Vdekje Diktatorit; Iranianët më mirë vdesin sesa të tolerojnë poshtërimin. Protestat e të rinjve në kryqëzimin Vali-e Asr u përhapën në Bulevardin Hafez si dhe poshtë Urës së Kolegjit. Protestuesit u përplasën me forcat represive. Njerëzit thërrisnin: Iranianët më mirë vdesin sesa të tolerojnë poshtërimin. Agjentët kriminelë me veshje civile arrestuan një numër të madh të rinjsh.
Në Abhar (porvinca Zanjan), protestuesit u përplasën me forcat represive në sheshin Mosalla dhe dogjën goma makinash për t’ua bllokuar rrugën.
Të rinjtë në Shiraz protestuan gjithashtu në Bulevardin Moshir të shtunën mbrëma duke thirrur: Poshtë çmimet e larta; Vdekje Diktatorit; Top, tank, zjarr, mullahët duhet të zhduken.
Të rinjtë trima të Ghahdarijan bënë gjithashtu tubim dhe u përplasën me forcat represive të shtunën mbrëma.
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, i përshëndeti njerëzit e ngritur në protestë në Teheran, Karaj, Shiraz, Ghahdarijan, Qom, Abhar e qytete të tjera, dhe tha: Sloganet ‘vdekje diktatorit’ dhe ‘vdekje Khamenei-t’, dhe këmbëngulja e këtyre të rinjve kundër Gardës Revolucionare dhe mercenarëve kriminelë me veshje civile, si dhe kundër forcave të inteligjencës dhe sigurisë, përfaqëson vendosmërinë e popullit iranian për të ndryshuar regjimin e mullahëve dhe për të themeluar lirinë dhe sundimin e popullit.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
5 Gusht, 2018