Greva është përhapur në të 31 provincat e vendit
Të shtunën, 26 maj, greva e shoferëve të kamionëve dhe automjeteve të rënda vazhdoi për të pestën ditë dhe u përhap në më shumë pjesë të vendit duke mbuluar 224 qytete në të 31 provincat e vendit. Grevistët në shumë qytete parakalojnë me rradhe të gjata kamionësh duke i rënë borive e duke i mbajtur të ndezura dritat e përparme.
Regjimi klerikal vazhdoi dje shtypjen e grevës. Forcat represive sulmuan shoferët grevistë në shumë zona, si rruga Bandar Abbas-Sirjan, Islamabad Gharb, Malekan, dhe Hamedan, me shok elektrik dhe gaz lotsjellës, duke plagosur disa prej tyre.
Të shtunën, fermerët e Varzaneh në provincën Isfahan grumbulluan traktorët e tyre për të mbështetur grevën e shoferëve të kamionëve. Në Robat Karim, 280 shoferë autobuzash të pasagjerëve iu bashkuan grevës, dhe në Teheran, një numër shoferësh të taksive mbështetën grevën duke u mbledhur në Rrugën Gandhi. Shoferët e taksive të Kompanisë Snap Internet, që protestojnë rrogat e ulëta dhe situatën e rëndë të jetesës së tyre, iu bashkuan gjithashtu protestave.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
26 Maj, 2018