E mërkurë, 31 maj 2017
NCRI – Një grup kopshtarësh të shërbimeve komunale, në Boroujerd, provinca e Lorestanit (në jugperëndim të Iranit), organizuan një protestë përballë ndërtesës guvernatoriale të regjimit në qytet për pagat e tyre të papaguara. Tubimi u zhvillua të dielën më 28 maj 2017. Demonstruesit thoshin, “Pagat e tyre nuk janë paguar për 5 muaj. Përveç pagave të papaguara, agjencitë komunale nuk i kanë ndihmuar me furnizimin e ndonjë malli për Ramazanin.
“Në komunën e Boroujerdit, janë të punësuar më shumë se 1700 punëtorë, pagat e tyre janë paguar me vonesë për disa vite.
Një grup punëtorësh komunalë në Abadan, provinca e Khusitanit (në jugperëndim të Iranit) gjithashtu u mblodhën për të protestuar përpara këshillit të qytetit për pagat e tyre të papaguara prej muajsh.
Sipas lajmit të marrë, më shumë se 200 punëtorë komunalë organizuan, të dielën më 28 maj 2017, një tubim para sallës së bashkisë në Abadan për të protestuar për pesë muaj paga të papaguara. Punëtorët protestues thanë: “Jemi personeli që punojnë përmes kontraktorëve në komunën e Abadanit. Për vite me radhë nuk jemi paguar në kohë, dhe tani kemi pesë muaj që nuk jemi paguar “.