Saturday, September 7, 2024

Pensionistët Janë Protestuesit më të Fundit në Iran

 

Ndërkohë që regjimi iranian shpenzon biliona për luftëra proksi dhe për mbështetjen e grupeve terroriste në Lindjen e Mesme, populli i tij po vuan pasojat reale të varfërisë, kështu që eshtë bashkuar në grevë për paga e kushte pune më të mira.

Më 16 tetor, pensionistët u bënë më të fundit punëtorë në Iran që dolën në rrugë, duke iu bashkuar shoferëve, pronarëve të dyqaneve dhe mësuesve në një protestë mbarëkombëtare. Pensionistët detyrohen të protestojnë për shkak të ankthit të gjerë publik rreth kushteve të rënda të jetesës nën mullahët; duke përfshirë krizën ekonomike, inflacionin që kap majat, dhe kostot e larta të jetesës, të cilat i kanë goditur rëndë sidomos të moshuarit.

Jamshid Taqizadeh, menaxheri i Fondit Kombëtar të Pensionit, ka thënë: “Pensionistët iranianë kanë humbur 67% të fuqisë së tyre blerëse dhe jetojnë me vuajtje në kushte shumë të varfra.”

Një pensionist tha : “…situata jonë e tanishme ka pasoja shkatërruese për të rinjtë, ata nuk shohin të ardhme për vetveten, situata jonë i bën të rinjtë që të kuptojnë se jeta e tyre po përkeqësohet, prandaj zgjedhin që ta sfidojnë regjimin duke iu bashkuar njësive të rezistencës e duke ngritur krye”.

Shumë nga pjesëmarrësit janë mësues në pension, të cilët protestojnë për faktin se pensioni i tyre është më i ulët se ai i pensionistëve të tjerë.