Saturday, July 27, 2024

Fjala e Senatorit John McCain  në eventin “ Novruzi dhe të drejtat e njeriut e demokracia në Iran”  

 

 organizuar  nga IOAC (Organizata e Komuniteteve Iraniano -Amerikane) në Senatin Amerikan

NCRI- Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë dhe të mrekullueshme!

Eshtë një kënaqësi e madhe  për mua dhe jam pak i emocionuar, që po shof kaq shumë miq të mi, duke përfshirë dhe shumë miqtë e mi  të mrekullueshëm, që morën kohën, mundimin,  dashurine  dhe dhembshurinë e tyre për të ardhur në Arizona gjatë fushatës sime politike, kur unë rikandidova.

 Falenderimet e mija nuk mjaftojnë për gjithçka që ju bëtë për mua në atë fushatë. Unë ju falënderoj nga thellësia e zemrës sime, për të gjitha përpjekjet që keni bërë në emër të njerëzve të cilët jane larg dhe kanë shumë nevojë për ju.

Miqtë e mi, unë dua t’ju them vetëm disa fjalë.

Sjellja iraniane po përkeqësohet. Besoj, se ky regjim do të testojë administratën e re. Mendoj, se ju do të shihni testet e raketave balistike. Mendoj se ju do të shihni  provokime të tilla si fluturime siper anijeve tona në ngushticën e Hormuzit dhe në vende të tjera. Mendoj se është e qartë, se nëse iranianët nuk kanë shkelur marrëveshjen, ata kanë shkelur marrëveshje të tjera. Ata po testojnë armët, ata po luajnë një rol të madh në Siri, nëse flasim në emër të Bashar Al Assad-it. Nuk mendoj, se ka ndonjë dyshim në lidhje me qëllimet e tyre ndaj Izraelit .Tashmë ata kanë mbi njëqind miliardë dollarë për ti shpenzuar dhe më besoni, se nuk do ti shpenzojnë fare për avionë të linjave ajrore.

Prandaj mendoj, se ne duhet të vendosim më shumë sanksione ndaj tij dhe se ne duhet të kemi një prani ushtarake, vecanërisht në ujërat ndërkombëtare, që kapja e anijeve amerikane të mos mbetet pa reagim.

Mendoj se e vetmja gjë që regjimi iranian kupton, është , sic e ka quajtur Ronald Reagan, “ paqja përmes forcës”.

Por mbi të gjitha shpresoj, se ne mund t’ju japim njerëzve të atij vendi shpresën, besimin dhe angazhimin tone, se një ditë ata do të jenë të lirë përsëri.

Besoj gjithashtu, sic kam thënë dhe në shumë raste të tjera, se një ditë ne të gjithë do të mblidhemi në një shesh dhe do ti dedikojmë gruas së re me emrin Neda, që bota e pa ta mbulonte atë shesh me gjak derisa vdiq, një statujë si simbol i kulturës iraniane dhe shtypjes së popullit iranian.

 

https://www.youtube.com/watch?v=SOfBj5xbAGM