Presidentja e opozitës iraniane, Maryam Rajavi, i bën homazh Senatorit John McCain

780

26 gusht, 2018 – Znj. Maryam Rajavi, Presidente e opozitës iraniane Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), ka dërguar një mesazh ku i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së Senatorit John McCain për humbjen e jetës së tij.

Ngushëllimet e mia më të thella familjes McCain për humbjen e @SenJohnMcCain. Ai do të kujtohet gjithmonë për mbështetjen e tij ndaj anëtarëve të PMOI/MEK nën sulmin e mullahëve në Kampin Ashraf dhe për paraqitjen e një projektligji për t’i mbrojtur ata @cindymccain #JohnMcCain#FreeIran2018#Iran

Tëitter Ads info and privacy

Senatori McCain ishte një kritik i fortë i regjimit të mullahëve që sundon Iranin dhe pati vizituar anëtarët e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) në 2017 pas transferimit të tyre të suksesshëm në Shqipëri, ku u takua gjithashtu me Znj. Rajavi. 

Më 19 prill 2017, Fox News raportoi se regjimi iranian, programi i tij bërthamor dhe ajo që kritikët e konsiderojnë si mbështetja e plotë e këtij regjimi për terrorizmin në Lindjen e Mesme, të gjitha ishin në qendër të diskutimeve në një tubim madhor të mbajtur në Shqipëri. Kjo ishte një pikë kthese për grupin kryesor opozitar të Iranit, shtoi Fox News. Senatori i Arizonës John McCain pati mbajtur një fjalim në këtë tubim duke i përshëndetur anëtarët e opozitës iraniane.

Gjatë takimit të tij me Znj. Rajavi, Senatori pati shprehur mbështetjen e tij për objektivat e opozitës iraniane duke kritikuar edhe një herë regjimin iranian për mbështetjen e tij ndaj terrorizmit në Lindjen e Mesme dhe, për shembull, për vendimin e Teheranit që t’i qëndrojë përkrah regjimit të Assad-it në Siri.

Senatori McCain pati lavdëruar opozitën iraniane që ështe shembull për të gjithë botën dhe që vërteton se kushdo mund ta fitojë lirinë po qe i vendosur dhe i gatshëm për të sakrifikuar për të.