Postimet e rreme të Iranit: duke krijuar terrenin për akte terroriste kundër MEK në Shqipëri dhe Europë

418

Në shtator 2018, Twitter mbylli 770 llogari që i përkisnin regjimit iranian, dhe shpalli se ato ishin llogari të rreme që përdoreshin për të përhapur propagandë qeveritare e lajme të rreme. Më 17 tetor, Twitter publikoi 1,122,936 postime, duke përfshirë foto dhe klipe të këtyre 770 llogarive.

Një pjesë e postimeve të rreme të Iranit ishin rreth Muxhahedinëve iranianë në Shqipëri, dhe ato përfshinin sidomos lajme të rreme për të denigruar MEK-un në Shqipëri. Në lidhje me këtë çështje, komiteti i sigurisë dhe anti-terrorizmit i Këshillit Kombëtar të Rezistencës në Paris lëshoi një deklaratë. Një pjesë e deklaratës thotë:

Publikimi nga Twitter i një numri postimesh të makinerisë kibernetike të regjimit klerikal rikonfirmon  pozicionin prej shumë kohësh të Rezistencës Iraniane se fashizmi fetar i Iranit është burimi kryesor i armiqësisë dhe shpifjeve kundër Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) dhe Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK). Regjimi e sheh shkatërrimin e Rezistencës Iraniane si të vetmen mënyrë për të shpëtuar veten nga perspektiva e përmbysjes së pashmangshme.

Fushata në Twitter e Teheranit, e cila mori përmasa të paprecedent në fillim të 2018-ës, menjëherë pas fillimit të kryengritjes mbarëkombëtare, tregon se, njëkohësisht me rritjen e represionit brenda Iranit, regjimi klerikal po përgatit terrenin për akte terrorizmi kundër Rezistencës Iraniane jashtë vendit duke e zgjeruar në mënyrë dramatike fushatën e tij të gënjeshtrave dhe denigrimit.

  1. Postimet e publikuara ilustrojnë qartë se si regjimi e përdor mbulimin nga media dhe “korrespondentët miqësorë” për të krijuar gënjeshtrat e tij. “Iranianët janë maskuar si gazetarë të huaj për të propaganduar mesazhe politike online, tregojnë të dhënat e reja nga Twitter,” shkroi Washington Post më 17 tetor.

 

  1. Regjimi klerikal ka lëshuar një sulm të plotë kibernetik kundër MEK dhe kompleksit të tyre rezidencial në Shqipëri, përveç rrjetit të tij të “reporterëve përkrahës të mullahëve” dhe të mercenarëve famëkeqë. Disa shembuj të këtyre postimeve janë:

– Senatorë të lartë amerikanë takohen me lideren e grupit terrorist iranian në Shqipëri

– Kampi terrorist i MEK në Shqipëri e vë Shqipërinë në rrezik të madh,

Kampi Afshraf tre, i zhvendosur nga Iraku në Shqipëri: “Trump, së bashku me Izraelin, ka një plan të qartë dhe kjo …

– Harroni politikën, hetoni abuzimet e MEK-ut ndaj të drejtave njerëzore në Shqipëri

– Një fjalim javën e shkuar nga këshilltari ligjor i Trump, Rudy Giuliani, në Uashington, vërteton plotësisht se ai, John Bolton, John McCain dhe fajkojtë e administratës Trump e kanë të mundur, pa asnjë rezervë, ta shfrytëzojnë Shqipërinë si një shtet të dështuar.

– MEK është një grup terrorist. Shqipëria nuk mund të mirëpresë një grup terrorist pa patur pasoja. Ky nuk është Afganistani, Iraku apo Siria, ku grupet fshihen në kaos e dhunë. Ky është një vend paqësor e demokratik i cili dëshiron të futet në BE.

 

  1. Një numër postimesh të IRGC dhe Ministrisë së Inteligjencës janë të lidhura me një uebsit të lidhur me Ministrinë e Inteligjencës, të njohur si Iran-Interlink, ose përfshijnë citime nga një agjent inteligjence me emrin Massoud Khodabandeh apo nga gruaja e tij Anne Singleton. Si pjesë e fushatës për të mashtruar opinionin publik, këto llogari fallco kanë përdorur edhe hilen e zakonshme të ri-postimit e të zmadhimit të këtyre postimeve në Twitter. Inteligjenca iraniane i ka udhëzuar këta agjentë që ta zhvendosin fokusin e tyre nga Ashraf dhe Liberty në Irak, drejt pranisë së MEK në Shqipëri:

-Massoud Khodabndeh: Zhdukja e mistershme e një anëtari të grupit terrorist Mojahedin Khalq (MEK) në Shqipëri ka…

– Mediat shqiptare mashtrohen nga ‘keqorientimi’ i MEK

– Administrata Trump e shfrytëzon Shqipërinë si një shtet të dështuar, Rama hesht

– Kryeministri shqiptar fyen hebrejtë duke e krahasuar vuajtjen e tyre me terroristët (MEK)

– Më të fundit në Bakanspost. Shqipëri: MEK ndryshon markën e vet duke vrarë anëtarët e padëshiruar

– Banditët e Mojahedin Khalq rrahin Mostafa Mohammadi-n dhe vajzën e tij

 

  1. Postime të tjera të publikuara nga Twitter kanë në shënjestër praninë e MEK dhe Rezistencës Iraniane në Francë, dhe sidomos tubimin e përvitshëm të Rezistencës:

– Ne e dënojmë qeverinë franceze që mban MEK-un

– Z. president Emmanuel Macron, grupi i ashtu-quajtur #MEK, i cili ka kryer veprimtari të panumërta terroriste në Iran, dhe që ka vepruar si mercenar i Saddam Hussein duke vrarë mijëra Shiitë e kurdë irakenë, po jeton i lirë në vendin tuaj. Përjashtojini ju lutem.

– Parisi po organizon një tubim të organizatës terroriste MEK

– Pse Franca, SHBA, dhe vende të tjera si Arabia Saudite mbështesin grupin terrorist MEK? E njihni MEK-un? “Që nga 1981, [MEK] ka pranuar përgjegjësinë për vrasjen e mijëra iranianëve,”

– Siguria e Francës është viktima kryesore e trafikut të MKO

 

  1. Postime të tjera nxjerrin në shesh zemërimin dhe urrejtjen e regjimit për mbështetjen që personalitete të caktuara amerikane kanë shprehur për Rezistencën Iraniane:

– Turp të ketë Nicki Haley, ambasadorja e Amerikës duket qartë që ka ripostuar nga terroirstët MEK…

– Me Bolton-in në Shtëpinë e Bardhë, terroristët MEK janë një hap më pranë mundësisë për t’i bërë Iranit atë që Bolton i ka bërë Irakut. Hapini sytë…

– Kur Rudi Giuliani Mbështet një Grup Terrorist ➡️Amerikanët kanë një pikëpamje më negative të ish-Kryebashkiakut të New York City sot

– Avokati personal i Trump, Rudy Giuliani, dhe këshilltari jozyrtar i tij, Newt Gingrich, janë të listuar si të ftuar kryesorë të konferencës së Mujahedeen-e-Khalq në Paris.

 

Siç deklaruan zyrtarët e Twitter më 17 tetor 2018, “Është e qartë se operacionet e informacionit dhe sjellja e koordinuar inautentike nuk do të ndalen.”

Për ta zgjatur sundimin e tij të turpshëm dhe për të përgatitur terrenin për terrorizëm, regjimi klerikal nuk do t’i braktisë mashtrimet e hilet, dhe nuk do të ngurrojë të shfrytëzojë rrjetet sociale dhe shërbimet e tjera të Internetit. Shumica e llogarive, faqeve e uebsiteve të regjimit, apo agjentët e torturuesit e IRGC-së të maskuar si përdorues të zakonshëm apo si kundërshtarë të regjimit, janë ende aktivë.

Pasi Facebook dhe Twitter mbyllën llogaritë e regjimit klerikal, ministri i jashtëm i Teheranit, Zarif, bëri një thirrje të pamend për mbylljen e llogarive të mbështetësve të Rezistencës. Ai përdori shantazhe dhe mashtrime në ngutjen e tij për të përdorur “reporterë pro-mullahëve” dhe agjentë të Ministrisë së Inteligjencës.