Wednesday, February 1, 2023

Populli, Rinia e Rebeluar Vazhdon të Rezistojë Pavarësisht Shtypjes Mizore

Forcat represive të sigurisë përdorin municione kundër protestuesve-18 nëntor 2019- Javanrud, Iran

Kryengritja në Iran – Nr. 21

Forcat e Sigurisë Shtetërore (SSF) të regjimit iranian dhe IRGC, si dhe agjentët me veshje civile e ata të Ministrisë së Inteligjencës, po i vrasin në mënyrë arbitrare njerëzit në qytetet e rebeluara. Ata qëllojnë mbi çdo grup prej tetë apo dhjetë njerëzish. Megjithatë, protestat e demonstratat kanë vazhduar për të pestën ditë rresht.

Sot, më 19 nëntor 2019, të rinjtë në lagjet Sadeqiyeh dhe Tehran Pars të kryeqytetit dolën nëpër rrugë dhe u përplasën me forcat shtypëse. Dy protestues janë vrarë. Në Damavand të Teheranit lindor u është vënë zjarri gjashtë bankave shtetërore.

Të hënën, disa protestues, përfshirë dy gra, u qëlluan për vdekje në qytezën Jarrahi, në rrethinat e Bandar Mahshahr të Iranit jugor. Forcat shtypëse qëlluan me mitralozë të rëndë mbi njerëzit që shkonin në Mahshahr. Në qytezën Kureh, një rrethinë e Mahshahr, shpërthyen përplasje intensive midis popullit dhe forcave të sigurisë, gjatë të cilave tre njerëz u vranë dhe një u plagos. Gjithashtu janë vrarë edhe disa anëtarë të forcave shtypëse. Aktualisht, Kureh dhe Jarrahi janë të rrethuar nga forca të armatosura rëndë të regjimit.

 

Në Kermanshah (perëndim) dhe Shiraz (jug-qendër), forcat shtypëse sulmuan spitalet mbrëmjen e së hënës, për të marrë trupat e të vrarëve dhe protestuesit e plagosur. Në Kermanshah, autoritetet po kërkojnë 500 milion Toman ($38,000) në këmbim të trupave të të vdekurve. Të rinjtë u vunë zjarrin dhjetëra bankave shtetërore dhe një qendre plaçkitëse të IRGC-së, si dhe sulmuan tre rajone policie në qytet.

Në Fardis, pranë Karaj, i është vënë flaka Departamentit të Komunikimit të qytetit dhe një baze sekrete të paraushtarakëve Bassij. Në Mehrshahr, të rinjtë i vunë zjarrin një qendre plaçkitëse. Tre agjentë represivë u vranë gjatë përplasjeve me protestuesit.

Në Qa’emshahr, të rinjtë kanë ndezur flakë goma makinash në qendër të qytetit dhe janë përplasur me forcat anti-rebelim. Gjatë përplasjeve janë arrestuar disa vetë.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

19 nëntor 2019