Kryengritja Mbarëkombëtare Vazhdon në Teheran e Qytete të Tjera Pavarësisht Shtypjes së Pamëshirshme

605

Kryengritja në Iran, Nr. 22

Përplasje intensive mes popullit të Mahshahr dhe IRGC-së.

Vdesin 16 të rinj

Pavarësisht vrasjeve të shumta e të pamëshirshme, kryengritja mbarëkombëtare e popullit iranian hyri në ditën e pestë. Kjo ndërkohë që IRGC, paraushtarakët Bassij, Forcat e Sigurisë së Shtetit (SSF), Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS), organet e tjera shtypëse, madje edhe ushtria e rregullt janë në vigjilencë të plotë.

Në Kermanshah, të rinjtë u përplasën me forcat shtypëse në rrugët Mossadeq, Doëlat-Abad dhe Dizel-Abad. Ata u vunë zjarrin bankave shtetërore dhe qendrave të regjimit, duke vrarë tre anëtarë të paraushtarakëve Bassij, dhe duke plagosur disa prej tyre.

 

Në Teheran, protestat dhe përplasjet mes popullit dhe forcave shtypëse në lagjet Sadeqiyeh dhe Tehran Pars rifilluan edhe një herë sot.

Në Mahshahr të Iranit jugor, protestat popullore dhe përplasjet që nisën dje vazhduan edhe sot. IRGC ka sjellë tanke dhe automjete për lëvizjen e personelit të armatosur (APC) për të shtypur popullin. Disa komandantë të IRGC-së, duke përfshirë Brig. Gjen. Hassan Shahvarpour, komandanti i lartë i IRGC-së në provincën Khuzestan, Brig. Gjen. Ahmad Khadem, Komandant i Garnizonit Karbala të IRGC-së, dhe Hossein Bagherzadeh, Drejtor i Përgjithshëm i MOIS në Provincën Khuzestan, kanë shkuar në Mahshahr. Forcat shtypëse kanë rrethuar qytezën Taleqni, në rrethinat e Mahshahr. Të paktën 16 njerëz janë vrarë, 150 janë arrestuar, dhe shumë më tepër janë plagosur. Disa agjentë represivë, duke përfshirë Kapitenin Sayyadi të IRGC-së nga SSF, janë vrarë gjatë përplasjeve.

Në Shiraz, helikopterët qëlluan mbi protestuesit nga ajri, duke vrarë një vajzë gjimnaziste. Kur të rinjtë e rebeluar sulmuan një bazë paraushtarake Bassij, shumë prej tyre u vranë nga mitralozë të rëndë kalibër 50.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka përshëndetur popullin e Iranit që po ngre krye dhe ka nxitur komunitetin botëror t’i dënojë krimet e regjimit dhe ta njohë të drejtën e popullit iranian për ta përmbysur fashizmin fetar vrasës që sundon Iranin.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

19 nëntor 2019