Friday, March 29, 2024

Po rritet varësia ndër gratë në Iran: Zëvendës-Presidentja e Rouhanit

E martë, 24 janar 2017

NCRI – Zëvendëskryetarja e kabinetit të Hassan Rouhanit, në Seksionin për Çështjet Familjare dhe Gratë, Shahindokht Molaverdi, shprehu shqetësimin e saj në lidhje me çështjen e grave dhe të familjes, si dhe rritjen e varësisë së drogës në mesin e grave iraniane. Ajo tha se 9% e personave në varësi në Iran janë gra.

Siç raporton Khabaronline News Agency, Shahindokht Molaverdi në Kongresin Kombëtar të Çështjeve të Rinisë përmendi reduktimin e moshën së përdorimit të drogës në Iran dhe tha: “Është alarmante që format e përdorimit të drogës janë transformuar nga droga tradicionale në lëndë industriale dhe psikotrope në veçanti në mesin e vajzave “.

Molaverdi deklaroi se nivelet e varësisë janë rritur në mesin e vajzave që nga viti 2012. Megjithëse, kjo tendencë ishte në rënie nga viti 2006 deri më 2012. Ajo vuri në dukje se shifra e shkatërrimit social në vend është në rritje. Numri i grave të martuara ka rënë 10.5% në vend nga 1986 deri më 2011. Ajo pastaj theksoi se një numër i konsiderueshëm i grave që jetojnë në periferi të qyteteve janë të prirura ndaj të keqes.

Sipas të dhënave zyrtare nga Zyra e Kërkimit dhe Edukimit të Shtabit të anti-drogës, varësia e femrave është rritur 4 herë në 10 vitet e fundit.