E martë, 24 janar 2017
NCRI – Sipas raporteve, një i burgosur 70-vjeçar i burgut Ghezelhesar (Teherani perëndimor) i quajtur Yousef Parvaneh u transferua në Urmia në provincën veri-perëndimore të Azarbayjan për ekzekutimin e dënimit me prerje të gishtave. Ai ishte akuzuar për vjedhje.
Një burim i informuar i ka thënë një agjencie perse të lajmeve: “rasti i prerjes së gishtave është i lidhur me një akuzë për vjedhje në vitin 2008, për të cilën Yosef Parvaneh u lirua me kusht në vitin 2010, por ai u arrestua më pas dhe u transferuar në burgun Ghezelhesar në vitin 2011 për shkak të një krimi tjetër. Ai u transferua në Urmia për një muaj dhe iu dha dënimi i prerjes së gishtave në degën 1 të gjykatës së zbatimit të ligjit. “
Burimi ka thënë se dënimi është dhënë në mungesë dhe Yusef Parvanehi ka “apeluar” vendimin e gjykatës, por duke qenë se një prej paditësve është vëllai i njërit prej zyrtarëve me ndikim ushtarak në qytet, është e mundshme që dënimi të konfirmohet.