Forcat shtypëse bllokojnë rrugët, arrestojnë të rinj të shumte dhe konfiskojnë automjetet
Pavarësisht masave shtypëse nga regjimi i mullahëve, turma të tëra njerëzish nga qytetet dhe provincat iraniane u grumbulluan në Pasargad më 29 tetor për të përkujtuar Kirin e Madh. Të dielën në mbrëmje e të hënën në mëngjes, kishte trafik të dendur, sidomos në rrugët që të çonin në Pasargad, në Provincën Fars.
Të frikësuar nga një protestë e mundshme, forcat shtypëse kishin marrë masa që disa ditë më përpara për të mos lejuar protesta. Përveç policisë dhe asaj sekrete, Garda Revolucionare qëndronte në gatishmëri në Provincën Fars e në qytetet përreth.
Që nga mbasditja e së dielës, rrugët për në Pasargad ishin të bllokuara, dhe forcat shtypëse që ishin stacionuar aty, i kthenin mbrapsht automjetet që kishin ardhur nga provincat e tjera. Disa njerëz shkonin drejt Pasargad më këmbë duke i rënë rreth e rrotull ose përmes shtigjeve malore.
Policia në Pasargad u kishte dhënë vendasve lejekalime për automjetet e tyre dhe u kishte thënë që nuk do të lejoheshin të udhëtonin nëpër qytet pa lejekalim. Disa nga njerëzit që po udhëtonin drejt Pasargad u arrestuan nga forcat shtypëse, dhe disa automjete u konfiskuan.
Në përpjekje për të parandaluar një tubim të mundshëm, Garda Revolucionare kishte shpallur që dy javë më parë se do të bënin stërvitje në Zarqan (Provinca Fars) gjatë periudhës 27-30 tetor, dhe kishin informuar spitalet e rajonit, përfshirë ato në Pasargad, që të përgatiteshin për të marrë njerëz të plagosur.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
29 tetor 2018