Dënime me Kamzhik e Burg për 15 Punëtorë të Zellshëm të Hepco

525

 

Thirrje Organizatës Ndërkombëtare të Punëtorëve (ILO) dhe unioneve të punëtorëve që ta dënojnë regjimin anti-punëtorë të Iranit

Gjykata e regjimit klerikal në qytetin Arak, me një dënim të pezulluar për pesë vjet, për të frikësuar punëtorët protestues e grevistë, ndëshkoi 15 punëtorë të Hepco me 74 goditje dhe një deri në dy vite burg për tubimin e tyre protestues në qershor të vitit të shkuar.

Akuzat kundër punëtorëve të Hepco, të cilët protestonin ndaj mos-pagesës së rrogave e benefiteve të tyre, dhe mos-implementimit të premtimeve mashtruese të regjimit, u dhanë në formën e prishjes së rendit publik dhe propagandës kundër regjimit.

Rezistenca iraniane përshëndet punëtorët e guximshëm të Hepco dhe i bën thirrje publikut të gjerë, sidomos punëtorëve e të rinjve të Arak, që t’i mbështesin e të shprehin solidaritet me ta, dhe i dënon fuqishëm këto ndëshkime anti-njerëzore e kundër punëtorëve. Kështu, gjykata e mullahëve u thotë punëtorëve të cilët nuk kanë asnjë faj përveç se kërkojnë rrogat e tyre, që të pranojnë të punojnë pa pagesë dhe nëse nuk e bëjnë këtë në pesë vitet e ardhshme, do të marrin ndëshkime të tilla.

Rezistenca Iraniane nxit Organizatën Ndërkombëtare të Punëtorëve, unionet ndërkombëtare të punëtorëve dhe organizatat ndërkombëtare të të drejtave njerëzore që të mbështesin të drejtat e punëtorëve iranianë dhe të marrin masa urgjente për të parandaluar krimet në rritje të regjimit kundër punëtorëve iranianë dhe për të zhdukur ndëshkimet e epokës së skllavërisë.

Regjimi klerikal i përgjigjet protestës së punëtorëve me kamzhik e me burgim ndërkohë që mbi 90% e punëtorëve jetojnë poshtë kufirit të varfërisë, dhe kushtet e jetesës së tyre përkeqësohen çdo ditë e më shumë. Përfaqësuesi i punëtorëve në Këshillin Suprem të Punës thotë: “83% e punëtorëve jetojnë poshtë kufirit … rritja e çmimeve të strehimit e të qirave, e dollarit, monedhave, arit, shpendëve, bananeve, mishit, orizit, vajit, dhe … .. është një tregues i faktit që tryeza e familjes, sidomos e punëtorëve, varfërohet çdo ditë e më shumë në 2018-ën, dhe në gjysmën e dytë të këtij viti njerëzit i qajnë me lot shpenzimet e tyre (Agjensia e Lajmeve e IRGC-Tasnim- 15 qershor 2018).

Me një histori mbi 43 vjeçare, Kompania Hepco, prodhuesi më i madh i makinerive të ndërtimit të rrugëve në Lindjen e Mesme, ka qenë për vite të tëra në rrezik shkatërrimi, për shkak të politikave tradhtuese të regjimiti në transferimin e industrive e fabrikave kryesore tek autoritetet e njerëzit e besuar të regjimit, si dhe për shkak të importeve të pakontrolluara. Prodhimi i kompanisë, që ka një kapacitet prej 3000 njësish, ka rënë në 100 njësi, dhe kapaciteti i punësimit prej 3,000 punëtorësh ka zbritur në 900, të cilët janë vetë në kushte të tmerrshme për shkak të mos-marrjes së rrogave e benefiteve të tyre për muaj të tërë.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
28 tetor 2018