Saturday, July 27, 2024

Fatmir Mediu, Kryetari I Partisë Republikane të Shqipërisë, foli në tubimin “Irani i Lirë” në Paris më 1 korrik

 Çdo ditë që kalon, unë jam më i bindur dhe i nderuar, që si shqiptarë kemi marrë vendimin e duhur për t’ju bërë pjesë të familjes dhe vendit tonë.

 Faleminderit shumë. Është një kënaqësi dhe nder i madh të jem edhe një herë sot këtu me ju. Çdo ditë që kalon, unë jam më i bindur dhe i nderuar, që si shqiptarë kemi marrë vendimin e duhur për t’ju bërë pjesë të familjes dhe vendit tonë. Duke bërë këtë ne kemi nderuar traditën tonë, por gjithashtu kemi respektuar miqtë tanë.

Gjatë historisë sonë, në kohën e vendimeve të mëdha, në kohën kur Shqipëria ka patur nevojë, ne kemi pasur pranë nesh miq të mire, sidomos nga Shtetet e Bashkuara duke filluar me pavarësinë tonë, anëtarësimin në NATO dhe pavarësinë e Kosovës. Me atë që po shoh sot, prej shumë miqve që takova gjatë këtyre viteve, kryebashkiakun Giuliani, Newt Gingrich, gjeneralë, njerëz të mrekullueshëm, pastaj Tom Ridges, Torricelli, të gjithë nga delegacioni amerikan, mendoj se të gjithë së bashku kemi bërë diçka të madhe. Ne i dhamë strehë, por tani po ndërtojmë shpresën për të ardhmen e Iranit të lirë.

 Dhe ndërsa jemi mbledhur këtu nga anë të ndryshme të botës, unë dua të them vetëm, se nëse bota  do të kishte heshtur për atë që po ndodhte në Iran dhe në anë të tjera të botës, ndoshta problemet do të na kishin trokitur në pragun tonë. Tani është koha që të qëndrojmë të gjithë së bashku dhe të bëjmë më të mirën për Iranin e lirë dhe që të gjithë së bashku të punojmë për popullin e Irani.

 Unë kam pasur privilegjin të njoh udhëheqësen tuaj të mrekullueshme dhe të guximshme Madame Rajavi. Ju keni një udhëheqëse që e di rrugën, një udhëheqëse që ecën në rrugë, një udhëheqëse që ju tregon rrugën. Veprimi i saj na ka frymëzuar ju dhe ne që të ëndërrojmë më shumë, të mësojmë më shumë, të bëjmë më shumë që  Irani të jetë i lirë, ta duam kombin tuaj dhe ta duam Iranin si familjen tuaj. Sa më shumë që ju njoh, aq më shumë ju dua. Sa më shumë që mësoj për historinë tuaj, zemra ime mbushet me dhimbje, por gjithashtu shpirti im mbushet me shpresë dhe të gjithë së bashku për të ardhmen. Sa më shumë ju takoj dhe ju dëgjoj, unë kuptoj se e ardhmja i përket njerëzve që luftojnë për kauzën e duhur. Zoti i jetës dhe lirisë është zoti për të cilin të gjithë duhet të lutemi. Lufta juaj për jetën, është lufta juaj për atë që ju ka dhënë Zoti. Lufta juaj për liri, është lufta për të përmbushur vullnetin e Zotit. Lufta juaj për të ndjekur lumturinë është ajo, që njerëzit e zotit duhet të ndërtojnë të ardhmen, me atë që Zoti na ka ofruar dhe siguruar, që ne duhet të punojmë së bashku. Ju po luftoni për lirinë, për jetën, për të ndërtuar të ardhmen tuaj. Ju lutem qëndroni, mbani gjithmonë fytyrën tuaj drejt dritës së diellit dhe hija do të bjeri pas jush. Dhe unë dua ta mbyll fjalën time të shkurtër për të ndërtuar atë urë të Madam Rajavit rreth deklaratës së pavarësisë dhe anëtarit të Kongresit Garrettit, e cila është gjithashtu një pjesë që tregon se për çfarë luftojmë, që të sigurojmë të drejtën që qeveritë të krijohen nga njerëzit,  pushteti i të cilëve të burojë nga miratimi i të qeverisurve. Ju jeni populli që duhet të votoni për Iranin e lirë, ju duhet të vendosni me votën tuaj se si do të jetë e ardhmja e Iranit.

Zoti ju bekoftë të gjithëve.

Zoti bekoftë Iranin.

Faleminderit.