E mërkurë, 15 Mars 2017
“Pikë kthese historike” pasi Princi trashëgimtar i Arabisë Saudite takohet me Donald Trump
Arabia Saudite deklaron “një kthesë historike” në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, pasi presidenti Donald Trump priti Princin trashëgimtar Mohammed bin Selman në Shtëpinë e Bardhë. Informoi të mërkurën, 15 mars 2017, Al Arabiya në anglisht.
Sipas një raporti të Bloombergut, një këshilltar i lartë i Princit trashëgimtar, tha në një deklaratë pas takimit të së martës se “marrëdhëniet kishin kaluar nëpër një periudhë opinionesh tw ndryshme”. “Megjithatë, takimi i sotëm i ka vënë gjërat në rrugën e duhur, dhe ka shënuar një ndryshim të rëndësishëm në marrëdhëniet, në të të gjitha fushat, politike, ushtarake, të sigurisë dhe ekonomike.”
Lavdërimi për “mirëkuptimin e madh” të Trumpit për marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite pasqyron padurimin për një aleancë të ripërtërirë pas tensioneve të thella me ish-presidentin Barack Obama, i cili hartoi marrëveshjen bërthamore 2015 me Iranin.