Saturday, July 27, 2024

Kush ishte pas vrasjes së një anëtari të NCRI në vitin 1993?

E enjte, 16 Mars 2017

 

NCRI – 15 Marsi i  1993-ës shënon ditën kur Mohammad Hossein Naghdi, anëtari i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), u vra në Itali nga agjentët e inteligjencës iraniane.

Naghdi ishte ish i ngarkuari me punë i Iranit në ambasadën iraniane në Romë. Megjithatë, ai u bashkua me Rezistencën e Iranit në vitin 1982 dhe u bë anëtar i delegacionit përfaqësues të NCRI në Itali. Nga viti 1983 e tutje ai u bë përfaqësuesi i NCRI në Itali.

Ditën e vrasjes dy persona në një motor pranë sheshit Alba në Romë iu afrua automjetit të Naghdit më 9:30 të mëngjesit dhe hapën zjarr. Naghdi humbi jetën para se të arrinte në spital.

Arma e përdorur për këtë vrasje, një Scorpion 7.65, e pajisur me silenciator u gjet po atë pasdite në një kosh plehrash në Bulevardin Monte Roceta. Numri i serisë ishte i gërvishtur.

Pas vrasjes, kur policia i tregoi Zj.  Moruni, vejushës së Naghdit, një album me 140 fotografi ajo identifikoi një individ i cili kishte qenë duke ndjekur z Naghdi dhe atë për tri ditë. Fotografia i përkiste Hamid Parandes, agjent i njohur iranian.