Iran: “Vdekje regjimit të mullahëve ‘” Dhe “Mullahët duhet të vriten” u dëgjuan në Festat e zjarrit

321

E mërkurë, 15 Mars 2017

 

Të burgosurit politikë të sallës 12 të godinës 4 të burgut Gohardasht të Karaj-it, në perëndim të Teheranit, festuan ” Festat e zjarrit” që shënonte natën e të martës së fundit të vitit kalendarik iranian, duke shprehur urrejtjen e tyre ndaj regjimit të mullahëve e duke kënduar “Vdekje diktatorit” dhe “Vdekje regjimit të mullahëve”. Këto festime u bënë, pavarësisht presioneve të forta dhe kufizimeve vendosura nga regjimi iranian. Autoritetet e burgut u kishin privuar të burgosurve edhe daljen në ajër të pastër.

Në Teheran të rinjtë në zona të ndryshme, duke përfshirë Tajrishin, Narmakun dhe Ekbatanin festuan gjithandej Festimet e zjarrit. Në zonën e Nezam Abadit të kryeqytetit njerëzit kërcenin mbi zjarre të vegjël duke thërritur “Mullahët duhet të vriten”.

Të rinjtë festuan në qytetet Robat Karim, Arak, Urmia, Rasht, Ardevil, Isfahan, Shiraz, Mashhad, Kashan, Asluyie, Yasuj, Shahr-e Kord, Kermanshah, Bane, Khoramabad, Sardasht dhe Mahshahr.