E Premte, 16 dhjetor 2016 11:57
NCRI – Sipas agjencisë së lajmeve Anadolu të mërkurën, 14 dhjetor, drejtori i Mbrojtjes Civile të Aleppo-s, Najib Ansari, ka bërë të ditur se “me 67 civilë të tjetër të vrarë gjatë dy ditëve të fundit, numri i njerëzve të vrarë nga 15 nëntori deri më sot ka arritur në 1138.”
Ansari pastaj vuri në dukje kushtet e mjerueshme në Aleppo dhe deklaroi se “rrugët janë plot me kufoma dhe shumë prej tyre janë të varrosur nën rrënoja dhe ne nuk jemi në gjendje t’i nxjerrim.”
Në anën tjetër, zëdhënësi i Mbrojtjes Civile të Aleppo-s, Ibrahim Abu Laith, po ashtu foli për dhimbjet dhe vuajtjet e njerëzve në Alepo, të cilët janë nën bombardimet e rusëve dhe sulmet e milicisë së regjimit iranian.
“Për shkak të bombardimeve, mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga zonat që mbante opozita në zona të vogla të kontrolluara më parë nga forcat opozitare. Familjet me fëmijë nuk kanë asgjë për të ngrënë. Pavarësisht motit të ftohtë, nuk kanë lëndë djegëse apo mjete të tjera për t’u ngrohur. Civilët që ikën nga zonat e konfliktit janë vrarë në vendet ku ishin grumbulluar. Fëmijët po derdhin lot për etërit e tyre. Gra dhe burra janë zhvendosur dhe janë të dëshpëruar nëpër rrugë. Burrat ndihen mjaft keq nga situata në të cilën ndodhen. Familjet kanë humbur fëmijët e tyre “, tha Abu Laith.