Saturday, July 27, 2024

Iran: Tortura dhe sulme ndaj të burgosurit

E diel, 18 dhjetor 2016 10:54

NCRI – Agjentët e burgut në Karaj – Tehrani perëndimor kanë torturuar rëndë një të burgosur që po vuan nga probleme mendore për shkak të gjendjes çnjerëzore në burg, pasi ai tentoi të vriste veten.

I burgosuri, Majid Keshvari, është diagnostikuar edhe nga infermieria e burgut të ketë probleme mendore për shkak të kushteve ëë rënda në burg dhe keqtrajtimit nga ana e nëpunësve të burgut dhe duhet të marrë ilaçe të veçanta. Sipas njoftimeve, ai u transferua në izolim për disa ditë pas torturave të rënda dhe më pas u kthye në repartin e përgjithshëm, ndërsa ka pasur shenja të dukshme torture dhe djegieje në trup.