Saturday, July 27, 2024

Iran: 11 Ekzekutime në tre burgje

E shtunë, 17 dhjetor 2016

Autoritetet e regjimit iranian dërguan 11 të burgosur në trekëmbësh në një hapësirë ​​prej tri ditësh (12 deri 15dhjetor) në burgjet e Maraghehit, Karajit dhe Bandar Abbasit, në Iran. Në mëngjesin e 15 dhjetorit u varën të paktën pesë të burgosur në Burgun Qendror të Karajit (në perëndim të Teheranit) dhe një në Burgun Qendror të Bandar Abbasit (Irani jugor).

Një ditë më parë tre iranianë Baluchis u varën në Burgun Qendror të Bandar Abbasit dhe një tjetër i burgosur u var në burgun Ghezel Hesar të Karajit, pas kishte kaluar 23 vjet pas hekurave. Më 12 dhjetor një kurd iranian u var në burgun Maragheh (në veriperëndim të Iranit).