Monday, February 6, 2023

Numër Tmerrues Vdekjesh nga Koronavirusi në Gilan

Shtim i vdekjeve nga përhapja e koronavirusit në Iran

408 viktima, duke përfshirë gjashtë mjekë

Mohammad Hossein Ghorbani, Zëvendës Kryetari i Komisionit të Shëndetit në Parlament, i cili u caktua dy ditë më parë si përfaqësues i Ministrit të Shëndetit në provincën Gilan, i ka dërguar zyrës së Khamenei-t një raport konfidencial, në të cilin shkruan se 408 njerëz, duke përfshirë gjashtë mjekë, kanë vdekur në këtë provincë për shkak të infeksionit nga virusi.

Ai shton se ka 1,860 njerëz të shtruar në spitale, kryesisht në gjendje kritike.

Në një raport tjetër, Ghorbani ka informuar Saeed Namaki-n, Ministrin e Shëndetit, se gjendja në Gilan është jashtëzakonisht kritike dhe se, nëse nuk vijnë ndihma të mëdha nga Ministria, situata do të dalë jashtë kontrollit. Mjekët dhe infermierët janë të rraskapitur për shkak të stresit të punës dhe mungesës së kushteve. Disa prej tyre nuk mund të vazhdojnë të punojnë më. Ai shkruan se ata kanë shpenzuar shumë ditë në spital pa mundur të takohen me familjarët e tyre.

Mëngjesin e sotëm ai u citua nga e përditshmja shtetërore “Hamshahri” duke thënë, “Situata në Gilan nuk është e mirë, dhe masat e marra në provincë nga Ministria e Shëndetit janë aq të pamjaftueshme saqë të tmerron situata”. Ai pranoi se shifrat lidhur me viktimat e Koronavirusit shpallen duke u bazuar në një protokoll të caktuar që kontrollohet nga ‘Zyrat Qendrore të Luftimit dhe Parandalimit të Koronavirusit’.

Sipas të përditshmes Java që është e lidhur me IRGC-në, ai tha në një konferencë për shtyp në Rasht se numri i viktimave të Koronavirsuit në Gilan ishte 200. Kjo ndërkohë që një orë më parë, Zëvendës Ministri i Shëndetit i regjimit kishtë thënë numri  vdekjeve ishte 194. Dëshmitarët në Gilan raportojnë se nuk ka menaxhim të krizës dhe se gjendja është kaotike.

Gjeneral Brigade i IRGC-së, Mohammad Abdullah Pour, Komandant i forcave IRGC dhe Basij në Zyrat Qendrore për Koronavirusin në Gilan, mbikëqyr masat kundër protestave e kryengritjeve të popullit, duke përfshirë edhe mos-lejimin e publikimit të numrit të vërtetë të viktimave.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), u ka shprehur ngushëllimet e saj familjeve në Gilan që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur, dhe i ka nxitur të rinjtë e guximshëm që t’i ndihmojnë e të kujdesen për të infektuarit. Ajo u bëri thirrje që të ndihmojnë për shpëtimin e jetës së bashkëatdhetarëve të tyre, duke ndërmarrë ndërkohë masat e nevojshme mbrojtëse për vete. Regjimi i mullahëve, i cili është vetë shkaku kryesor i përhapjes shkatërrimtare të virusit, nuk e ka kompetencën dhe aftësinë për ta menaxhuar krizën dhe për ta ndihmuar popullin e Gilan-it apo të gjithë kombin, tha ajo.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

8 mars 2020