Iran: Numri i Vdekjeve nga Koronavirusi Shkon në Mbi 2,300

556

Iran, Koronavirusi përhapet në mbarë vendin

Vazhdimësia e fshehtësisë, gënjeshtrave dhe kontradiktave të regjimit e përkeqëson katastrofën

Ndërkohë që regjimi i mullahëve vazhdon ta fshehë numrin e vërtetë të viktimave të KoronavirusitOrganizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) ka shpallur se numri i vdekjeve në 115 qytete të 30 provincave ka shkuar në mbi 2,300.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën mbi 300 njerëz në Teheran, Zahedan, Gonbad, Qom, Abadan, Saveh, Varamin, Qarchak, Shahr-e-ray, Kashan, Isfahan, Rasht, Hashtpar, Rezvanshahr, Astaneh, Mashhad, Kashmar, Birjand, Sari, Ghaemshahr dhe Babol.

Vazhdimësia e fshehtësisë, gënjeshtrave dhe kontradiktave të regjimit të mullahëve e ka përkeqësuar situatën. Në një raport sekret drejtuar zyrës së Khamenei-t mëngjesin e sotëm, Mohammad Hossein Ghorbani, përfaqësuesi i Ministrit të Shëndetit në provincën Gilan, shkruan se deri të dielën, numri i vdekjeve në Gilan ka arritur në 408, duke përfshirë gjashtë doktorë. Në një konferencë për shtyp mbasditen e sotme, ai tha se numri i vdekjeve ishte 200, ndërkohë që një orë më parë, zëvendës ministri i shëndetit e kishte paraqitur shifrën si 194. Ai, sigurisht, shtoi provincën Mazandaran në listën e provincave kritike.

“Pse u eklipsua shpërthimi i koronavirusit në Qom nga zgjedhjet parlamentare? Pse nuk u karantinua qyteti Qom për ta parandaluar përhapjen e Koronavirusit në mbarë vendin?” ka pyetur Alireza Rahimi, anëtar i kryesisë së Majlis (Parlamentit), sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ISNA më 7 mars.

Ali Najafi Khoshroodi, një deputet nga Mazandaran, tha, “Përhapja e koronavirusit në provincën Mazandaran, sidomos në qytetin Babol, ka arritur në një pikë kritike … Tre spitalet më të mëdha në Babol nuk kanë kapacitet për të akomoduar pacientë të rinj, dhe mungesa e lehtësirave bazë për masat parandaluese si dhe mungessa e pajisjeve dhe e disa ilaçeve i kanë përkeqësuar problemet.”

Në provincën Golestan, mjetet higjienike e sanitare janë të pamjaftueshme. Të gjitha spitalet janë plot. Qendra Ndërkombëtare e Ekspozitave e provincës është shndërruar në një spital për të akomoduar më shumë pacientë. Basij dhe Garda Revolucionare po patrullojnë nëpër rrugë e rrugica gjoja si pjesë e Fushatës për Luftimin e Koronavirusit për të parandaluar protestat nga publiku i cili është gjithnjë e më i zemëruar.

Kushtet e tmerrshme në burgun Evin paralajmërojnë një tjetër katastrofë humanitare. Një numër i konsiderueshëm të burgosurish politikë kanë simptoma të Koronavirusit, si kollitja e rëndë dhe temperatura e lartë. Megjithatë nuk është marrë asnjë masë për t’i trajtuar ata apo për t’i mbyllur në karantinë. Rojat i shmangen hyrjes nëpër qeli për censusin e përditshëm nga frika e infektimit, dhe i numërojnë të burgosurit nga jashtë qelive. Ka një mungesë absolute mjetesh higjienike e dezinfektuese dhe kutitë e provës për Koronavirusin janë jo-ekzistente. Të burgosurve u thuhet t’i blejnë mjetet e nevojshme higjienike nga jashtë burgut.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

8 mars 2020