Saturday, July 27, 2024

Nuk ka përparim në bisedimet ndërmjet Iranit dhe mbikqyrësit bërthamor

Të premten, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) pasi vizitoi Teheranin tha se nuk është arritur përparimi mes mbikqyrësve bërthamor të OKB-së dhe Iranit, ka ende pyetje të pazgjidhura të programit bërthamor të regjimit Iranian.

Yukiya Amano, drejtor i përgjithshëm i IAEA-së, u takuan në Teheran me Hassan Rouhani, preisdenti i regjimit klerikal, Ali Shamkhani, sekretari i Këshillit të Sigurisë së Lartë Kombëtare të regjimit.
Amano tha në një deklaratë: “Qëllimi i vizitës ishte për të avancuar punën në drejtim të zgjidhjes së të gjitha çështjeve të pazgjidhura në lidhje me programin bërthamor të Iranit, duke përfshirë sqarimin e dimensioneve të mundshme ushtarake,”
“Unë besoj se të dyja palët duhet të kenë një kuptim më të mirë në disa drejtime përpara, edhe pse do të jetë e nevojshme më shumë punë.”
IAEA do të luajë një rol të rëndësishëm në monitorimin dhe verifikimin e ndonjë marrëveshje përfundimtare.
Regjimi Iranian ka zvarritur hetimin e agjencisë në atë që e quan “dimensionet e mundshme ushtarake” të punës së kaluar bërthamore të Teheranit.