NCRI – Të paktën 500 njerëz janë arrestuar dhe shumica janë dënuar me rrahje me kamzhik në Shiraz, në jug të Iranit, zëvendës prokurori i përgjithshëm i regjimit në qytet ka thënë: ata janë dënuar pasi kanë dështuar në vëzhgimin ditor të agjërimit gjatë muajit të shenjtë islamik të Ramazanit,
Të paktën dy vende në qytet shërbejnë ushqim për njerëzit gjatë ditës këta ishin vendosur në dy automjete ku më pas u konfiskuan nga ana e forcës paraushtarake bassij, kjo për të marrë masa të rrepta për të parandaluar njerëzit që thyejnë agjërimin gjatë ditës, tha Ali Keshavarzi.
Ai tha se që nga Ramazani që filloi më 18 qershor, të paktën 500 njerëz të cilët janë kapur me ushqim u arrestuan. Njëzet u liruan më vonë me paralajmërim dhe 480 të mbeturit duhet të kryenin dënimin i tyre brenda 24 orëve. Të hënën Tabnak News televizioni shtetëror raportoi se pjesa më e madhe u dënuan me rrahje me kamzhik.
Keshavarzi tha: Një tjetër shifer prej 2699 individësh kanë marrë paralajmërime verbale dhe 261 të tjerë u janë dhënë njoftime të shkruara nga Bassij.
Çdokush në Iran që kapet duke ngrënë apo pirë në publik gjatë ditës në Ramazan mund të marrin si dënim 74 rënie me kamzhik përveç një dënim me burgim deri në dy muaj, kanë kërcënuar zyrtarët e gjyqësorit të regjimit. Patrullat e veçanta janë të stacionuar në rrugët dhe parqet publike në mënyrë që të merren me ata që pinë, hanë ose pinë duhan në publik.
Vitin e kaluar, një njeri i krishterë në Iran ja dogjën buzët me cigare pasi kishte ngrënë gjatë ditës gjatë muajit të Ramazanit. Dënimi i egër është kryer në publik në qytetin e Kermanshah.
Në Iran gjatë muajit të fundit rrahjet me kamzhik në publik janë zhvilluar në publik në përpjekje për të përhapur frikën në mesin e të rinjve të vendit dhe për të parandaluar shprehje publike të mospajtimit.
Numri i rrahjeve me kamzhik nëpër Iran është shumë më i lartë se sa është njoftuar zyrtarisht.