Një Vështrim mbi Krizat me të Cilat Është Përballur Regjimi Iranian Këtë Javë

370

Regjimi iranian është përballur me disa kriza këtë javë që shkoi, dhe të gjitha këto kriza kanë patur potencialin për të ndezur protesta madhore. Kjo ishte përpara shpalljes së sanksioneve të reja nga Shtetet e Bashkuara mbi sektorin e metaleve të regjimit.

Një krizë madhore u shkaktua nga shpallja e një rritjeje të madhe në çmimet e lëndëve djegëse. Kjo gjë shkaktoi rradhë të jashtëzakonshme dhe protesta nëpër stacionet e karburanteve. Nga frika e protestave edhe më të mëdha, regjimi u detyrua të shpallte se nuk do t’i rriste çmimet e gazit.

Javët e fundit ka patur një rritje të konsiderueshme në numrin e akteve anti-regjim nga aktivistët e Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI, Mujahedin-e Khalq ose MEK). Për shembull, aktivistët u kanë vënë zjarrin portreteve të themeluesit të regjimit Khomeini dhe Liderit Suprem Ali Khamenei, si dhe kanë shkruar nëpër mure sllogane në mbështetje të ndryshimit të regjimit në Iran.

Ministri i Inteligjencës i regjimit, mullah Mahmoud Alavi, shpalli muajin e kaluar se 116 prej Njësive të Rezistencës të MEK janë arrestuar gjatë vitit të shkuar.

Ndërsa kreu i Ministrisë së Inteligjencës në Provincën e Azerbaixhanit Lindor më 24 prill tha: “Në vitin 2018, veprimtaritë e MEK në provincë u përhapën edhe më shumë, dhe për vitin 2019, ata kanë misione të tilla si mbledhjen dhe grumbullimin e informacioneve mbi agjendën. Vitin e shkuar, Muxhahedinët (MEK) i zgjeruan veprimtaritë e tyre duke shfrytëzuar kushtet ekonomike dhe shoqërore, dhe 60 elemente të lidhura me qendrat e komunikimit të MEK janë arrestuar” dhe 50 të tjra janë “paralajmëruar.”

Kjo, sigurisht, është shenjë e forcës së MEK dhe e dobësive të regjimit.

MEK (PMOI), grupi kryesor i opozitës demokratike të Iranit, po organizon shumë protesta shoqërore dhe po i kanalizon ato në akte madhore rebelimi kundër mullahëve. Dështimi i regjimit në ndihmesën ndaj viktimave të krizës së fundit mbarëkombëtare të përmbytjeve vetëm sa e ka shtuar zemërimin e popullit.

Sanksionet më të fundit të SHBA-së mbi regjimin po i përkeqësojnë më tej problemet e mullahëve.

Këtë muaj administrata Trump u dha fund lehtësimeve të sanksioneve për vendet që blejnë naftë nga regjimi. Të mërkurën, administrata vuri sanksione mbi sektorët e çelikut, hekurit, aluminit dhe bakrit të regjimit.

Në prill, Departamenti amerikan i Shtetit e shtoi Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të regjimit në listën e organizatave të huaja terroriste (FTO), duke theksuar se mullahët drejtojnë një regjim të jashtëligjshëm i cili përdor terrorizmin si vegël kryesore të shtet-bërjes dhe se IRGC është marrë me terrorizëm që nga ngjizja e saj. Dhe SHBA paralajmëroi se do të vinte sanksione të mëtejshme pasi regjimi shpalli këtë javë se do t’i kufizonte detyrimet e tij ndaj paktit bërthamor të 2015-ës.

Në kuptimin e plotë të fjalës, regjimi i Iranit është në gjendjen më të dobët në katër dekada sundimi. Zemërimi publik ndaj mullahëve është në nivelin më të lartë, grindjet e brendshme po e shqyejnë më dysh regjimin nga brenda, aktet nga rrjeti i MEK po ua shuajnë njerëzve frikën nga regjimi, dhe regjimi po i humbet gjithnjë e më shumë litarët e shpëtimit nga jashtë vendit.

Çfarë duhet të bëjë tani komuniteti ndërkombëtar

Udhëheqësja e opozitës iraniane Maryam Rajavi e ka nxitur komunitetin botëror të ndërmarrë gjashtë hapat që vijojnë:

  1. Ta njohë të drejtën e popullit iranian dhe Rezistencës për ta përmbysur fashizmin fetar në pushtet dhe për të themeluar lirinë.
  2. T’i shtojë Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) dhe degët e tjera që regjimi përdor për shtypje e terrorizëm në listën e FTO-ve të Departamentit të Shtetit dhe në listën e BE-së për grupet terroriste.
  3. Të përjashtojë agjentët e MOIS dhe të Forcës terroriste Quds nga SHBA dhe Europa.
  4. Ta referojë dosjen e shkeljeve të të drejtave njerëzore nga regjimi iranian dhe të masakrës së të burgosurve politikë tek Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara dhe tek Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
  5. Ta përjashtojë regjimin e paligjshëm klerikal nga OKB dhe në vend të tij ta njohë Rezistencën Iraniane si përfaqësuesen e vërtetë të popullit iranian.
  6. Ta dëbojë regjimin iranian dhe forcat e tij nga Siria, Iraku, Jemeni, Libani dhe Afganistani.