Shkruar nga një Shkrimtar i Stafit më 09 maj 2019.
- Deklarata e Pompeos mbi Regjimin Iranian Tregon Koordinim të Ngushtë me Europën
Më 8 maj, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo nxori një deklaratë ku listonte sukseset e administratës amerikane në ushtrimin e presionit mbi Regjimin Iranian dhe këmbëngulte që Uashingtoni mbetet i vendosur për t’ia bllokuar Iranit “rrugët drejt një arme bërthamore”.
- Fuqitë europiane refuzojnë ‘ultimatumet’ e Regjimit Iranian lidhur me paktin bërthamor
Fuqitë europiane thanë të enjten se vazhdojnë ta mbështesin paktin bërthamor me Regjimin Iranian, por refuzuan çdo “ultimatum” nga Teherani për ta mbajtur gjallë atë.
- Zyrtari amerikan nxit unitetin e GCC për të luftuar kundër ‘kërcënimit që vjen nga Regjimi Iranian’
Kreu i Komitetit të Dhomës së SHBA-së për Punët e Jashtme u ka bërë thirrje vendeve të Gjirit Persik të bashkëpunojnë për t’u mbrojtur nga çfarë ai e përshkruan si “kërcënimi që vjen nga Regjimi Iranian”.
Eliot Engel tha të mërkurën: “Shtetet e Bashkuara dhe partenrët e tyre në Gjirin Persik ndajnë bashkë mundësi ekonomike, shqetësime kundër terrorizmit dhe mund të punojnë bashkë për t’iu kundërvënë kërcënimit që vjen nga Irani,”.
- SHBA Paralajmëron Bizneset Europiane që të Mos Përdorin Mekanizmin e Tregtisë Iran-BE
Më 8 maj, Shtetet e Bashkuara paralajmëruan bankat, investitorët dhe bizneset europiane që të mos punojnë me të ashtu-quajturin mjet të qëllimit të veçantë me emrin INSTEX, një sistem i mbështetur nga Europa, i cili ka për qëllim të lehtësojë tregtinë jo me dollarë me Regjimin Iranian dhe të anashkalojë sanksionet amerikane.
- Brian Hook: SHBA nuk kërkon luftë me Iranin, por e gatshme t’i përgjigjet çdo sulmi
Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë luftë me Iranin por janë gati të përgjigjen në rastin e një sulmi ndaj Amerikës nga Teherani, tha të mërkurën për Al Arabiya Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Iranin, Brian Hook.
Ai tha, duke iu referuar dërgimit të USS Abraham Lincoln dhe të disa bombarduesve në rajon: “Kemi marrë disa kërcënime të besueshme që nënkuptojnë se Irani mund të marrë masa ofensive kundër interesave amerikane dhe aleatëve e partnerëve tanë në rajon kështu që ne morën masa mbrojtëse,”.
Ai tha: “Mesazhi im për regjimin iranian është të investoni për popullin tuaj dhe t’i jepni fund kësaj politike të eksportimit të revolucionit dhe destabilizimit të Lindjes së Mesme,”.
- Pompeo: Shpallja bërthamore e Iranit ‘qëllimisht e paqartë’
Shpallja e Regjimit Iranian se nuk po i respekton më kufizimet mbi veprimtaritë e tij bërthamore, kufizime të dakordësuara në një marrëveshje të 2015-ës, ishte “qëllimisht e paqartë”, tha Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo gjatë një vizite në Londër të mërkurën.
“Mendoj se ishte qëllimisht e paqartë… Do të na duhet të presim për të parë se si do të jenë në të vërtetë veprimet e Iranit” para se të merret vendim për përgjigjen amerikane, tha Pompeo pas një takimi me ministrin e jashtëm britanik Jeremy Hunt.
- Mbretëria e Bashkuar thotë se Regjimi Iranian do të ketë pasoja nëse e shkel paktin bërthamor
Britania tha se Irani do të përballet me pasoja nëse kryen shkelje ndaj paktit bërthamor, në vijim të shpalljes nga Teherani të mërkurën se po i kthente mbarpsht kufizimet ndaj programit të tij bërthamor, të cilat janë dakordësuar në një marrëveshje të 2015-ës me fuqitë botërore.
Zëvendës ministri i zyrës së jashtme Mark Field tha në parlamentin britanik: “Nëse Irani ndalon së zbatuari zotimet e tij bërthamore, do të ketë, sigurisht, pasoja,”.
- SHBA paralajmëron Teheranin: Sulmi i Regjimit Iranian do të përballej me ‘forcë të paepur’
Kreu i Komandës Qendrore amerikane i paralajmëroi liderët iranianë të mërkurën, duke thënë: “Nëse duhet të ketë luftim … nuk do të jetë luftim i drejtë.”
“Së pari, kjo i jep regjimit iranian një mesazh të qartë e të pagabueshëm se çdo sulm ndaj interesave amerikane do të përballet me forcë të paepur,” tha McKenzie, duke folur në një konferencë të Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracive në D.C. “Nëse duhet të ketë luftim, ne do të jemi plotësisht të përgatitur për t’u përgjigjur e për të mbrojtur interesat tona. Dhe nuk do të jetë luftim i drejtë.”
- Shtëpia e Bardhë fajëson Kinën për kërcënimin e raketave të Iranit
Kina mbart një faj të konsiderueshëm për suksesin e Iranit në ndërtimin e një game të re e të rrezikshme raketash balistike, tha një këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë në të njëjtën ditë kur administrata vuri sanksione të reja të forta mbi këtë regjim të Lindjes së Mesme.
Tim Morrison, drejtori i lartë i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për armët e shkatërrimit masiv, u ka kërkuar aleatëve t’i bashkohen SHBA-së për ta qortuar Pekinin për mbrojtjen që i ka dhënë një trafikuesi armësh i cili i ka bërë të mundura programet e armëve të Iranit.
“U bëjmë thirrje të gjitha qeverive që mbajnë lidhje me Pekinin që ta bëjnë prioritet këtë gjë,” tha Morrison të mërkurën. “Për aleatët e SHBA-së, sidomos për ata në Gjirin Persik që përballen çdo ditë me kërcënimin e raketave iraniane, kjo duhet të jetë prioritet në marrëdhëniet me Kinën.”