Thursday, March 28, 2024

Një varrim në Marivan kthehet në protestë anti-qeveritare

Iran, 26 gusht 2018 – Pavarësisht pranisë së forcave të shumta të sigurisë, njerëzit në Marivan, Kurdistan, u mblodhën për varrimin e gjashtë personave të vdekur në incidentet e djeshme dhe organizuan një demonstratë kundër qeverisë.

Të shtunën, bombardimet nga Garda Revolucionare shkaktuan zjarre në pyjet e Marivan-it. Gjithashtu, shpërthimi i një predhe të padetonuar rezultoi në vdekjen e gjashtë aktivistëve të mjedisit. Si pasojë, njerëzit e Marivan-it protestuan për vrasjen e bashkëqytetarëve të tyre.

Të dielën në mëngjes, njerëz nga Sanandaj dhe nga qytete të tjera të provincës Kurdistan u drejtuan për në Marivan për të qenë të pranishëm në varrimin e gjashtë viktimave.

Për të parandaluar përhapjen e lajmit të protestave, regjimi iranian e ka ndaluar aksesin në internet në këtë zonë. Por kjo masë nuk i ka ndaluar aktivistët të postojnë online foto dhe video nga ceremonia dhe nga protestat.