E martë, 15 gusht 2017
Të martën, Rouhani paraqiti kabinetin e tij të ri në parlament. Nga njëra anë, komentet e tij tregojnë frikën e tij për pasojat e sanksioneve të reja për shkak të abuzimeve të të drejtave të njeriut, eksportin e terrorizmit dhe zhvillimin e raketave balistike. Nga ana tjetër, ato gjithashtu sqarojnë se regjimi i mullahëve kurrë nuk e ka braktisur programin e armëve bërthamore.
Në komentet e tij, të cilat synonin kryesisht të testonin vullnetin e opozitës, ai tha: “Nëse amerikanët duan t’ju kthehen atyre eksperiencave, Irani padyshim në një kohë të shkurtër – jo me javë e muaj por brenda orës e ditës – do ti përgjigjet me një situatë më të avancuar sesa në fillim të negociatave “.
Katër ditë më parë, Ali Akbar Salehi, zëvendës i Rouhanit dhe kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të regjimit, bëri një deklaratë të ngjashme: “Ne krijuam shumë ura për t’u kthyer në kushtet e mëparshme (përpara marrëveshjes bërthamore) shumë më shpejt dhe më mirë.” Salehi, i cili ishte i përfshirë drejtpërdrejt në bisedimet e JCPOA-së, tha: “Aktiviteti bërthamor po zhvillohet më mirë se në të kaluarën në fushën e pasurimit dhe prodhimit të ujit të rëndë dhe dizenjimin e ri të fabrikës Arak në bashkëpunim me kinezët dhe nxjerrjen e uraniumit” (Agjencia e lajmeve shtetërore Mehr – 8 gusht 2017).
Regjimi i mullahëve vazhdon projektet e tij bërthamore, të cilat që nga fillimi nuk kanë pasur ndonjë qëllim tjetër sesa të sigurojnë një bombë bërthamore, duke përdorur koncesione të panevojshme dhe të pajustifikuara në marrëveshjen bërthamore, në veçanti duke abuzuar me klauzolën lidhur me kërkimin bërthamor të vazhdueshëm.