Saturday, July 27, 2024

Iran: Në rrezik të burgosurit politikë të godinës 4 të burgut Gohardasht.

Grupi i PE: Irani – Në rrezik të burgosurit politikë të godinës 4 të burgut Gohardasht

 

Gérard Deprez, kryetar i Miqve të një Irani të Lirë në Parlamentin Evropian, ka publikuar një deklaratë lidhur me gjendjen e të burgosurve politikë në Iran. Deprez është fitues i Çmimit të Drejtësisë dhe Lirive Civile të Parlamentit Europian për vitin 2017. Teksti i deklaratës së tij është si vijon:

Deklaratë për shtyp për publikim të menjëhershëm

Bruksel 15 gusht 2017

 Ne jemi shumë të shqetësuar për shëndetin dhe sigurinë e të burgosurve politikë të izoluar të godinës Nr.4 në burgun e Gohardashtit të Karajit, në perëndim të Teheranit. Ata kanë qenë në grevë urie për të protestuar ndaj sulmit të pamëshirshëm të regjimit mbi të burgosurit më 30 korrik. Ata u fyen dhe u rrahën nga rojet e burgut dhe u transferuan me forcë në sallën Nr.10 të kësaj godine.

Autoritetet e burgut i kanë hequr këtyre të burgosurve politikë produktet minimale të higjienës dhe veshjet e përshtatshme. Atyre u është ndaluar çdo vizitë familjare dhe ju është bërë presion për t’i dhënë fund grevës së tyre të urisë.

Emrat e tyre janë: Abolqassem Fouladvand, Hassan Sadeghi, Saeed Masouri, Reza Akbari Monfared, Jafar Eqdami, Amir Qaziyan, Khaled Heradani, Zaniyar Moradi, Loqman Moradi, Mohammad Banazadeh Amir Khizi, Pirouz Mansouri, Majid Assadi dhe Payam Shakiba.

 

Amnesty International publikoi kohët e fundit një raport gjithëpërfshirës (comprehensive report )mbi shkeljet e të drejtave të njeriut nën të ashtuquajturin Rouhanin “e moderuar”.

 

Ne i bëjmë thirrje Presidentit të Parlamentit Evropian, Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Federica Mogherinit, Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe Raportuesit Special të OKB-së për Iranin, që të dënojë publikisht keqtrajtimin e vazhdueshëm të të burgosurve politikë në Iran dhe të bëjnë thirrje për lirimin e tyre.

 

 

Deputeti Gérard Deprez

Kryetar, Miqtë e një Irani të Lirë, Parlamenti Evropian