Saturday, July 27, 2024

Irani: Tortura dhe dënim me vdekje për një adoleshent tjetër

 E mërkurë, 16 gusht 2017

NCRI – Mehrab Eyvazi, një adoleshent i arrestuar në moshën 17 vjeçare së bashku me nëntë adoleshentë të tjerë, u dënua me vdekje për vrasje nga gjykata e regjimit. Sipas njoftimeve, përveçse është rrahur dhe sakatuar rëndë në një stacion policor, ai u kërcënua gjithashtu dhe  me përdhunim.

  1. Eyvazi ishte nën moshën 18 vjeçare në kohën e arrestimit të tij, por gjykata mjeko-ligjore konfirmoi zhvillimin e tij racional dhe mendor pavarësisht nga mosha e tij e vogël, gjë që siguroi arsye për dhënien e dënimit me vdekje.

Një anëtar i familjes së Mehrabit, në një intervistë tha: “Mehrabi, së bashku me të tjerët, u dërgua në zyrën e Inteligjencës (paraburgim) pasi u arrestua. Ata nuk e lejuan atë të komunikonte me familjen e tij për një kohë të gjatë. Ai nuk kishte as avokat, dhe u rrah aq shumë gjatë marrjes në pyetje, saqë as nuk mund të lëvizte dot. “

Ky burim i informacionit tha: “Mehrab, pasi vendosi kontakte me familjen, tha se e kishin bërë atë të zhvishej dhe e detyruan të shtrihej në tokë duke e filmuar atë me një shkop dhe me disa sjellje poshtëruese ku e kërcënonin me përdhunim”.

“Mehrab madje ia tha këto gjykatësit dhe i tha se rrëfimi ishte marrë nën presion, por gjykatësi i tha atij se këto gjëra nuk ndodhin në sistemin islam dhe padyshim e akuzuan Mehrabin për gënjeshtër.”