Anëtarë të partive të ndryshme të parlamentit britanik dhe personalitetet politike u bashkuan me komunitetet anglo-iraniane nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar dhe i bënë thirrje qeverisë britanike të drejtojë krijimin e një komisioni të pavarur, për të hetuar ekzekutimet masive të 30,000 të burgosurve politikë në vitin 1988 dhe për ti nxjerrë përgjegjësit para drejtësisë. Ata theksuan, se ka ardhur koha për t’i dhënë fund mosndëshkimit për zyrtarët iranianë, të cilët janë përgjegjës për abuzimet serioze të të drejtave të njeriut në vend.