Saturday, July 27, 2024

IRAN: Shpërthejnë protesta dhe përleshje në qytetin perëndimor për vrasjen e hamenjve nga IRGC-ja

Në qytetin e Banehit (Iranin perëndimor) shpërthyen protesta për vrasjen dhe plagosjen e disa hamenjve nga anëtarët e Forcave të Sigurisë Shtetërore (policisë) dhe Gardës Revolucionare (IRGC -së) të regjimit iranian, gjatë disa muajve të fundit.
Një grup i madh banorësh të qytetit u mblodhën jashtë zyrës së guvernatorit të martën (5 shtator) dhe kërkuan fundin e sulmeve kundër këtyre punëtorëve të varfër, që përpiqen të jetojnë duke transportuar ngarkesa të rënda mbi shpatullat e tyre duke kaluar kufirin me Irakun dhe Turqinë. Një numër i dyqaneve dhe tregjeve u mbyllën në mbështetje të protestës.