Iran: Protestat përhapen në qytete të ndryshme të vendit

357

Njëkohësisht me demonstratën e banorëve të tërbuar të Banehit (në provincën e Kurdistanit), pati protesta në Teheran dhe qytete të tjera të vendit nga shtresa të ndryshme të shoqërisë.
Në Teheran, qindra aktivistë të punës, shoferë të kompanisë së autobusëve dhe grupeve të tjera të punëtorëve, arsimtarëve dhe studentëve u mblodhën përpara parlamentit të regjimit duke bërë thirrje për lirimin e Reza Shahabit dhe të burgosurve të tjerë politikë. Reza Shahabi, një anëtar i bordit drejtues të Sindikatës së Transportit Urban, u fut në grevë urie më 18 gusht për të protestuar ndaj trillimit të akuzave të reja të gjyqësorit kundër tij dhe ri-arrestimit të tij. Tani po vuan një gjendje të tmerrshme pas grevës së urisë për afro një muaj.