Thursday, March 28, 2024

Media shtetërore iraniane : ” Festimet e zjarrit” bëhen një dilemë e rëndësishme

E martë, 14 Mars 2017

 

NCRI – Mediat shtetërore dhe zyrtarët iranianë po shprehin shqetësime rreth dështimit të regjimit  për të parandaluar popullin e Iranit për të festuar përfundimin e Festave të Zjarrit të vitit kalendarik iranian.

Lideri Suprem i Iranit Ali Khamenei ka lëshuar edhe një fetva duke thënë se këto festime janë të ndaluara, por pa dobi. Vitin e kaluar ai kishte thënë festime të tilla nuk kanë vend në sheriat dhe njerëzit nuk duhet të marrin pjesë në këto aktivitete.

Guvernatori i Teheranit ka kërcënuar se do të arrestojë njerëz gjatë ceremonive të Festës së zjarrit .

” Festimet e Zjarri janë bërë një dilemë e madhe” informon e përditshmja shtetërore Resalat, duke sinjalizuar se regjimi iranian ka dështuar në bllokimin e aktiviteteve të tilla.