Rezistenca iraniane mirëpret vendimet e miratuara nga samiti i jashtëzakonshëm i ministrave të jashtëm të shteteve arabe, të tilla si dënimin e regjimit të mullahëve “për” përfshirjen e tij të vazhdueshëm në çështjet arabe që ushqen grindjet sektare dhe fetare “dhe” mbështetjen që i jep terrorizmit dhe grupeve terroriste në Shtetet arabe me armë të avancuara dhe raketa balistike,
“dhe referimin në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të” shkeljes së Rezolutës nr 2231 mbi zhvillimin e programit të raketave balistike “dhe” shkeljes së Rezolutës (2216) “në lidhje me Jemenin … .dhe e konsideron si një hap të nevojshëm për t’u përballur me politikën e eksportimit të fundamentalizmit dhe terrorizmit nga ana e regjimit të mullahëve që sundon në Iran që duhen plotësuar me një sërë masash praktike.
Regjimi klerikal, për mbijetesën e tij, ka nevojë ekstreme të eksportojë terrorizmin, luftën dhe ekstremizmin. Që prej tre dekadash, Rezistenca iraniane ka theksuar nevojën për t’u përballur me këtë regjim si armiku më i madh i paqes dhe qetësisë në rajon dhe në botë. Mungesa e vëmendjes ndaj këtij kërcënimi, negocimi dhe zbutja e ka lejuar regjimin të zgjerojë valën e paparë të terrorizmit, luftës dhe masakrave në vendet e rajonit nga Siria, Iraku, Libani dhe Palestina në Jemen, Bahrein dhe Afganistan, e madje edhe përtej rajonit.