Arabia Saudite nuk do të heshtë ndaj “agresionit të ashpër të regjimit iranian” dhe do të mbrohet për të garantuar sigurinë e popullit të saj.
Al-Jubeir, duke folur në një takim urgjent të ministrave të jashtëm arabë lidhur me ndërhyrjen e regjimit iranian në çështjet arabe, u bëri thirrje vendeve arabe që të trajtojnë “politikat armiqësore të Iranit”. Al-Jubeir, i cili falënderoi vendet arabe për pranimin e kërkesës së Arabisë Saudite për këtë takim urgjent, tha se regjimi iranian po ndërhyn në çështjet e vendeve arabe për të minuar sigurinë dhe stabilitetin e tyre, si dhe po nxit kryengritjet sektare.