Saturday, July 27, 2024

Irani përbën kërcënim të rëndë për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe vendeve arabe

E martë, 21 shkurt 2017

 Doha, 21 shkurt 2017. Kryetari i Parlamentit Arab Dr. Mshaal bin Fahm Al-Salami tha se regjimi iranian përbën një kërcënim të madh për sigurinë kombëtare arabe, duke përmendur pushtimin e vazhdueshëm të Iranit të tre ishujve të Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërhyrjet në punët e brendshme të vendeve arabe , përhapjen e konflikteve sektare, formimin e milicive të armatosura, si dhe lëshimin e deklaratave armiqësore kundër Mbretërisë së Bahreinit dhe Republikës së Jemenit.

Vlen të përmendet se ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite tha gjithashtu se regjimi iranian është sponsori kryesor i terrorizmit në botë, një forcë destabilizuese në Lindjen e Mesme dhe kërkon të “na shkatërrojë”, raportoi të hënën Gulf News.

“Irani mbetet i vetmi sponsor kryesor i terrorizmit në botë”, u tha Adel Al Jubeiri delegatëve në Konferencën e Sigurisë në Mynih. “Është vendosur të përmbysë rendin në Lindjen e Mesme … (dhe) deri dhe nëse Irani ndryshon sjelljen e tij, do të jetë shumë e vështirë të merresh me një vend si ai.”

Al Jubeir tha se regjimi iranian mbështet regjimin e diktatorit sirian Bashar al-Asad, financon separatistët  Al Houthi në Jemen dhe grupet e dhunshme në të gjithë rajonin. Ai tha se bashkësia ndërkombëtare duhet të vendosë “linja të kuqe” të qarta për të ndaluar veprimet e Teheranit.