Iran: Përdorimi i Maskës “Gazetareske” nga Ministria e Inteligjencës e Mullahëve

707

 

Nga Mohammad Sadat Khansari

IRAN, 17 korrik 2017—Në një intervistë me një stacion televiziv të financuar nga regjimi iranian, Ali Fallahian, ish-ministri iranian i inteligjencës dhe një nga autorët e përfshirë në shpërthimin e bombës në AMIA ku u vranë 85 njerëz më 18 korrik 1994 në Buenos Aires të Argjentinës, zbuloi se agjentët iranianë të inteligjencës punojnë në mënyrë të fshehtë në vende të ndryshme.

Fallahian: … Ministrisë i duhet mbulim për punët e saj për të mbledhur informata si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Është e qartë që nuk mund të dërgojmë një agjent në Gjermani apo Amerikë dhe ai të thotë, për shembull, ok, unë jam agjent i ministrisë së informatave dhe jam këtu për të mbledhur informata, ju lutem mi jepni. Natyrisht, ai do të punonte nën maskën e biznesit apo të profesioneve të tjera, përfshirë reporterët. Ju e dini që shumë prej reporterëve tanë janë në të vërtetë agjentë të ministrisë.

Prezantuesi i televizionit: Epo, ne nuk jemi.

Fallahian: Raportimi nuk të sjell para.

Prezantuesi i televizionit: Por nderi dhe ndershmëria e pendës vlejnë më shumë se gjithçka.

Fallahian: Po, jam dakord, por agjentëve u duhet mbulim, të jesh agjent i ministrisë së inteligjencës është gjithashtu një punë me nder.