Mini Raporti i së Premtes për Iranin – 5 Prill 2019

364

Shkruar nga një Shkrimtar i Stafit më 05 prill 2019.

• Mike Pompeo Bën Thirrje për Bashkim për t’u Përballur me Rusinë, Kinën dhe Iranin në 70-Vjetorin e NATO-s

The Telegraph: Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit, bëri thirrje për unitet në përballjen me sfidat “e një fuqie të madhe” nga Rusia, Kina dhe Irani, në 70-vjetorin e NATO-s.

“Me të drejtë kemi kërkuar paqen përmes forcës këtu në NATO. Duhet të vazhdojmë ta bëjmë këtë, sidomos në këtë epokë të re konkurimi për fuqi të madhe nga Rusia, nga Kina, dhe Republika Islamike e Iranit,” tha ai në një takim të ministrave të jashtëm të aleancës.

• Aktivistët: Garda Revolucionare e Iranit Hap Zjarr mbi Protestuesit në një Konfrontim Vdekjeprurës Lidhur me Përmbytjet | 

Voice of America: Aktivistët e mërguar të opozitës iraniane thonë se Trupat e Gardës Revolucionare të Iranit kanë hapur zjarr mbi protestuesit që po përpiqeshin të mos i lejonin ata t’i shpinin ujërat e përmbytjeve drejt një qyteti jug-perëndimor, gjë që ka rezultuar në vdekjen e një protestuesi. Aktivistët thanë se protestuesi vdiq pasi ishte qëlluar nga forcat e IRGC-së gjatë konfrontimit që u zhvillua para agimit të së mërkurës në distriktin Dasht-e-Azadegan të provincës Khuzestan. Ata thanë se banorët minoritarë iraniano-arabë të zonës, të njohur gjithashtu si Ahwazi, po përpiqeshin të mos e lejonin IRGC-në të shkatërronte një digë dhe t’i shpinte ujërat e përmbytjeve drejt tokave të tyre bujqësore. 

• Irani Raporton Dëme Masive ndaj Fermave nga Përmbytjet

Reuters: Përmbytjet kanë shkaktuar qindra miliona dollarë dëme ndaj bujqësisë iraniane, tha një zyrtar të enjten, pasi kreu i parlamentit pyeti nëse fondet e qeverisë do të ishin të mjaftueshme për të kompensuar komunitetet dhe fermerët. Rreth 1,900 qytete e fshatra janë prekur nga përmbytjet dhe shirat jashtëzakonisht të dendur që nga 19 marsi. Kjo fatkeqësi, e cila deri tani u ka marrë jetën 62 njerëzve, ka krijuar vështirësi të mëdha për agjensitë e ndihmës dhe ka bërë që 86,000 njerëz të zhvendosen nëpër strehime emergjence.

• Arabia Saudite Bën Përparime Brenda Irakut për të Frenuar Ndikimin Iranian 

Bloomberg: Arabia Saudite ka ndërmend të investojë $1 bilion në projekte zhvillimi në Irak dhe të hapë një konsullatë në kryeqytet, duke përmbysur kështu një politikë të vjetër mospërfshirjeje në atë vend, pasi kërkon të frenojë ndikimin në rritje të rivalit të saj, Iranit, në Lindjen e Mesme. Një delegacion saudit biznesi dhe ministerial ndodhet ndodhet në Irak këtë javë për të diskutuar ide investimesh për disa nga kompanitë më të mëdha të mbretërisë, duke përfshirë gjigantin e naftës Aramco, Saudi Basic Industries Corp. dhe korporatën e minierave Maaden, tha në Bagdad Ministri saudit i Tregtisë dhe Investimit, Majid Al-Qasabi. 

• Studimi i Oksfordit Zbulon një Rrjet Digjital Iranian që Mbështet Ndërhyrjet në Vendet Arabe 

Asharq Al-Awsat: Irani përdor një rrjet faqesh interneti, të cilat janë keqinformuese dhe të regjistruara me të dhëna “të rreme”, për të përhapur propagandën e tij digjitale në botën arabe, sipas një studimi të publikuar nga Universiteti i Oksfordit. Studimi, i titulluar “Ndërhyrja Digjitale Iraniane në Botën Arabe,” vë në dukje se ky rrjet sulmon kryesisht Arabinë Saudite. Studimi është përgatitur nga tre hulumtues nga Projekti mbi Propagandën Kompjuterike (COMPROP) me bazë në Institutin e Internetit të Universitetit të Oksfordit.