Frika e Regjimit Iranian për Konferencën “me në Fokus Iranin” në Poloni

282

 Kanë kaluar vetëm 4 ditë që kur Sekretari amerikan i Shtetit shpalli konferencën që do të bëhet në kryeqytetin polak, Varshavë, e cila sipas planit do të mbahet më 14 dhe 15 shkurt nga SHBA dhe shumë vende të tjera, por pavarësisht përpjekjeve të regjimit iranian për t’ia ulur rëndësinë këtij evenimenti, mediat e tij ekspozojnë një frikë të vërtetë.

Reagimet e nxituara të Regjimit ndaj kësaj konference

Disa shembuj janë:

– Më 13 janar, Ministria e Jashtme e regjimit iranian thirri përgjegjësin polak për të paraqitur një ankesë zyrtare në lidhje me konferencën e ardhshme.

– Festivali i filmit polak në Teheran u pezullua.

– Përfaqësuesi i ministrisë së jashtme të Iranit, Araghchi, kërcënoi se do të shkatërronte varrezën polake (e cila ka qenë në Teheran që nga viti 1942).

Këto reagime ekstreme tregojnë se sa i irrituar është regjimi.

Konferenca e Polonisë mund të jetë fillimi i një bashkimi të ri global

Sipas Pompeo-s, dhjetëra vende do të jenë të pranishme në këtë konferencë, nga Azia, Afrika, Europa, dhe Lindja e Mesme; dhe “konferenca do të fokusohet në stabilitetin e Lindjes së Mesme dhe çështje të lidhura me paqen, sigurinë, dhe lirinë; si dhe në garantimin që Irani të mos jetë një forcë destabilizuese në rajon”.

Regjimi ka ndërhyrë gjithnjë në punët rajonale, siç është bërë e qartë nga veprimtaritë e tij terroriste apo kërcënimet e fuqisë bërthamore e kështu me radhë; gjë që është edhe arsyeja pse SHBA do të ballafaqohet me të.

Sipas parashikimeve të ekspertëve politikë, shumë vende do të jenë të pranishme në këtë konferencë. Për më tepër, SHBA e di se duke e zhvilluar konferencën në Europë, vendet europiane do të detyrohen të zgjedhin një anë; pritet që shumë prej tyre do të mbështesin SHBA-në kundër diktaturës fetare e terroriste të Iranit. Pikërisht kjo është arsyeja pse regjimi është shumë i frikësuar.

Pasojat e konferencës së Polonisë

Nuk dihet ende cilat do të jenë rezolutat përfundimtare të konferencës; por edhe nëse nuk do të ketë pasoja konkrete në praktikë, vetëm domethënia politike e kësaj konference do të ketë një rëndësi të jashtëzakonshme sepse:

– Fronti i paqësimit do të dobësohet, me një ndarje të mundshme mes vendeve europiane lidhur me politikat e tyre ndaj regjimit iranian.

– Regjimi do të bëhet më i izoluar se kurrë, sidomos në rajonin e Lindjes së Mesme.

– Dhe si përfundim, pasojat që do të rezultojnë nga situata e sipërpërmendur do të përforcojnë si sanksionet, ashtu edhe mbështetjen politike për pozicionin e SHBA-së.

Më 12 janar, përfaqësuesi special i Uashingtonit për Iranin (Brian Hook) shpalli në Abu Dhabi se SHBA nuk do të bëjë më lëshime për asnjë shtet tjetër, për sa i përket sanksioneve mbi naftën e Iranit.

Duket qartë se SHBA nuk po mbështetet në shtete të tjera për sanksionet e saj dhe përqasjet e tjera kundër Iranit. Ajo që i duhet vërtet SHBA-së në këtë fazë, është mbështetja politike e vendeve të tjera.

Konferenca e Polonisë dhe e ardhmja e Europës

Është e habitshme se si, në kundërshtim me entuziazmin e kohëve të fundit të qeverisë së Rouhani-t për iniciativën europiane të krijimit të një Mjeti të Qëllimit të Veçantë për të bërë tregti me Iranin, ditët e fundit zyrtarët e regjimit po shprehin vazhdimisht dëshpërim ndaj Europës duke thënë se nuk kanë më shpresë në vendet e BE-së! Çfarë ka kaq demoralizuese në konferencën e Polonisë sa të shkaktojë kaq shumë panik brenda regjimit?

Në fakt, konferenca e ardhshme duhet të shihet në dritën e kushteve aktuale kombëtare e ndërkombëtare dhe të ndryshimeve të vazhdueshme në balancën e pushtetit kundër regjimit, i cili është dobësuar gjithashtu në mënyrë të konsiderueshme si rezultat i protestave dhe kryengritjes së vazhdueshme mbarëkombëtare.

Roli i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) në balancën e pushtetit

Pozicioni global i Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) dhe NCRI-së është rritur vazhdimisht në rëndësi teksa amerikanët dhe disa politikanë europianë shqetësohen për rolin e iranianëve në pozicionet e tyre zyrtare, sidomos me dëbimin e vazhdueshëm të diplomatëve terroristë të regjimit nga shumë vende europiane.

Edhe vetë regjimi e pranon këtë në mediat e tij, në një mënyrë tjetër. Për shembull, gazeta shtetërore Arman publikoi rishtazi një artikull (13 janar 2019) ku shkruan:

“Sipas parashikimit tonë, shumë pak vende do të marrin pjesë në këtë konferencë dhe Trump nuk do ta arrijë atë që ka planifikuar. As ndërhyrjet e tjera (të NCRI-së) nuk do të kenë domethënie politike apo për sa i përket sigurisë; dhe edhe nëse ata (NCRI) marrin pjesë në konferencë, kjo gjë do të ketë efekte negative për SHBA-në dhe europianët!

Duke përsëritur rëndësinë e kësaj konference në një artikull tjetër, gazeta shkruan: “nëse konferenca deklaron haptazi se qëllimi i saj është ta bashkojë opozitën dhe të destabilizojë qeverinë tonë, organizuesit mund të përballen me probleme ligjore dhe mund të merren në pyetje nga institucionet iraniane, duke përfshirë Ministrinë e Jashtme; pasi do të ishin duke shkelur charter-at e Kombeve të Bashkuara.

Ku qëndron NCRI

Më 12 janar znj. Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, shpalli:

Në emër të Rezistencës Iraniane, e cila ka bërë thirrje për një embargo të armëve dhe naftës kundër diktaturës fetare të mullahëve që nga viti 1981, Presidentja e zgjedhur e NCRI-së për periudhën tranzitore të transferimit të sovranitetit tek populli i Iranit, përsëriti nevojën për të ndërmarrë hapat e mëposhtëm:

  1. Njohja e së drejtës së popullit iranian për rezistencë për të përmbysur fashizmin fetar të mullahëve dhe për të fituar lirinë;
  2. Etiketimi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) në tërësi si entitete terroriste nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe Bashkimi Europian;
  3. Përjashtimi i agjentëve të inteligjencës së mullahëve dhe mercenarëve të Forcës terroriste Qods nga SHBA dhe Europa;
  4. Referimi i dosjes së shkeljeve të të drejtave të njeriut në Iran tek Këshilli i Sigurisë i OKB-së pas 65 censurave të Kombeve të Bashkuara;
  5. Mbështetja ndaj referimit të dosjes së masakrës së të burgosurve politikë në vitin 1988 në Iran tek gjyqet ndërkombëtare;
  6. Përzënia e regjimit jo-legjitim të mullahëve nga OKB dhe njohja e përfaqësimit nga Rezistenca e drejtë e popullit iranian;
  7. Përjashtimi deciziv i fashizmit fetar që sundon Iranin dhe forcave të tij nga Siria, Iraku, Jemeni, Libani dhe Afganistani;

8. Detyrimi i qeverisë së Irakut për të paguar kompensim për pronat, pajisjet, armët dhe kampet e PMOI/MEK dhe Ushtrisë Kombëtare Çlirimtare të Iranit (NLA), të cilat kanë paguar plotësisht për to dhe dokumentat vërtetuese të të cilave janë të disponueshme