Shkruar nga një Shkrimtar i Stafit më 23 prill 2019.
- Zyrtarët e SHBA-së Reagojnë ndaj Kërcënimit të Regjimit Iranian për të mbyllur Hormuzin, Garantojnë një Treg me Ofertë të Vazhdueshme
Zyrtarët amerikanë i janë përgjigjur ashpër kërcënimit të Komandantit të Forcës Detare të IRGC-së se do ta mbyllë Ngushticën e Hormuzit nëse Irani nuk do të mundë ta transportojë naftën e tij përmes kësaj rruge strategjike ujore.
Një zyrtar i lartë ameirkan i cili foli me kusht që të mbetej anonim tha për reporterët në Uashington të hënën më 22 prill se çdo lëvizje nga Irani për ta mbyllur Ngushticën strategjike të Hormuzit si përgjigje ndaj faktit që Shtetet e Bashkuara po u japin fund lehtësimeve të sanksioneve mbi blerjen e naftës iraniane do të ishte e pajustifikuar dhe e papranueshme.
- SHBA nuk do t’i Rinovojë Lehtësimet për Importet e Naftës Iraniane – Shtëpia e Bardhë
Të hënën, Shtetet e Bashkuara thanë se në maj do t’i eliminojnë të gjitha lehtësimet e bëra për tetë ekonomitë që lejohen të blejnë naftë iraniane pa u përballur me sanksionet amerikane, duke e shtuar kështu presionin për t’i eliminuar të gjitha të ardhurat e Republikës Islamike nga nafta.
Maryam Rajavi tha në një postim në Twitter se embargoja e naftës dhe futja e IRGC-së në listën e zezë duhet të shoqërohen me masa të tjera, ku përfshihet njohja e së drejtës së popullit dhe Rezistencës iraniane për ta përmbysur diktaturën fetare, etiketimi i elementëve të tjerë represivë në Iran, dhe përjashtimi i agjentëve të Ministrisë së Inteligjencës së regjimit dhe të IRGC-së nga SHBA dhe Europa.
- Sen. Cruz përgëzon vendimin e Trump për t’u dhënë fund lehtësimeve lidhur me naftën iraniane
Senatori amerikan Ted Cruz nxori një deklaratë ku aprovon vendimin e administratës Trump për t’u dhënë fund lehtësimeve lidhur me naftën e Irani.
Republikani i Teksasit tha: “Përgëzoj Presidentin Trump dhe Sekretarin e Shtetit Pompeo që shpallën këtë mëngjes se administrata Trump do t’i ndalë më në fund lehtësimet e naftës iraniane. Ky vendim do t’i privojë ajatollahët nga biliona dollarë që ata do t’i kishin përdorur për të sabotuar sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të aleatëve tanë, për t’u dhënë shtysë programeve iraniane të armëve bërthamore dhe raketave balistike, dhe për të financuar terrorizmin global,”.
- SHBA Ofron një Shpërblim prej $10 Milion për Informacion mbi Financat e Hezbollah
Shtetet e Bashkuara kanë ofruar një shpërblim që shkon deri në $10 milion për informacionet që pengojnë financat e organizatës militante Hezbollah të Libanit.
Departamenti amerikan i Shtetit e shpalli këtë shpërblim të hënën, duke thënë se ai do t’u jepet atyre që japin informacion mbi donatorët dhe financuesit e mëdhenj të Hezbollah si dhe mbi bizneset që e mbështesin këtë organizatë dhe bankat që lehtësojnë transaksionet e këtij grupi.
Pagesat do të bëhen nga programi Shpërblim për Drejtësinë i Departamentit të Shtetit, i cili deri tani ka qenë i fokusuar në ofrimin e shpërblimeve në para për informacione që çojnë në kapjen e terroristëve të kërkuar.
Grupi Shi’ite, i cili mbështetet nga Irani, është etiketuar si organizatë e huaj terroriste nga Departamenti i Shtetit në vitin 1997.
- Gjykata e Apelit Miraton Deportimin e Avokatit të të Drejtave Njerëzore Mohammad Najafi
Një gjykatë apeli ka miratuar dënimin me 13 vite burg për avokatin e të drejtave njerëzore, Mohammad Najafi, i cili u burgos në 2018-ën pasi kishte shprehur mbështetje për të arrestuarit gjatë protestave anti-qeveritare, raportoi të dielën më 14 prill 2019 agjensia shtetërore e lajmeve IRNA.
Mohammad Najafi u dënua në dhjetor me 10 vite për “dhënien e informatave një vendi armiqësor” përmes intervistave me mediat e huaja, me dy vite për fyerje ndaj liderit suprem dhe me një vit për mbështetjen publike ndaj grupeve opozitare.