Mini Raporti i së Hënës për Iranin – 4 Mars 2019

355

• Pence Thotë se Trump ‘nuk do ta Lejojë Kurrë Regjimin Iranian të Ketë një Armë Bërthamore’ 

Zëvendës Presidenti Mike Pence, gjatë fjalës së tij në Konferencën e Aksionit Politik Konservativ më 1 mars në Maryland, e quajti Republikën Islamike të Iranit si “sponsori kryesor shtetëror i terrorizmit në botë”. Duke folur për përpjekjet e Presidentit Donald Trump për t’i bërë Shtetet e Bashkuara një vend të sigurtë, zëvendës presidenti e quajti programin bërthamor të Iranit si “kërcënimi më i madh ndaj paqes dhe sigurisë në Lindjen e Mesme” dhe argumentoi se duke u tërhequr nga marrëveshja bërthamore e 2015-ës, Trump i është kundërvënë këtij rreziku.

• Udhëheqësi i Regjimit Iranian Paralajmëron se Europës nuk Duhet t’i Besohet Lidhur me Paktin Bërthamor

Associated Press: Lideri suprem i Iranit e ka porositur qeverinë e vendit që të mos i varë shpresat tek Europa ndërkohë që pakti bërthamor i Teheranit me fuqitë botërore po fundoset nën presionin amerikan. Uebsiti i Ajatollah Ali Khamenei-t e citoi atë të hënën duke thënë se pakti historik i 2015-ës “nuk mundi t’i ndreqte problemet tona ekonomike.” Komentet e Khamenei-t erdhën ndërkohë që rojtari bërthamor i OKB-së pritej të shpallte përsëri se Irani po i bindet paktit bërthamor, i cili bëri që ky vend ta kufizonte pasurimin e uraniumit në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike. 

• Regjimi Iranian po Bashkon në Një Bankat e Lidhura me Ushtrinë për të Stabilizuar Sektorin 

Reuters: Irani po bashkon katër banka të lidhura me ushtrinë dhe një institucion tjetër financiar me bankën më të vjetër të vendit në mënyrë që të rrisë efikasitetin dhe të ndihmojë në stabilizimin e sektorit, tha të shtunën banka qendrore, ndërkohë që ekonomia po lëkundet nën peshën e sanksioneve amerikane. Shumë banka iraniane janë nën presion për shkak të viteve të tëra të keqmenaxhimit e vështirësive ekonomike, të shkakturara nga dekada sanksionesh ndërkombëtare dhe nga rivendosja e sanksioneve amerikane vitin e shkuar.

• Projektligjet e Iranit Kundër Pastrimit të Parave dhe Kundër Financimit të Terrorizmit Mbeten Pezull deri në Prill 

Organi arbitrues i Iranit, në takimin e tij më 2 mars, nuk mori një vendim lidhur me projektligjet kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit të miratuara nga parlamenti por të refuzuara nga Këshilli i Gardianëve. Ky ishte takimi i fundit i këshillit deri pas Vitit të Ri iranian më 21 mars. Takimi i radhës nuk do të mbahet përpara prillit. Kjo është hera e katërt që Këshilli i Përcaktimit të Dobisë (Expediency Discernment Council (EDC)) i diskuton projektligjet por nuk merr një vendim në lidhje me miratimin apo refuzimin e tyre.

• 4 Vende Europiane i Kërkojnë Iranit të Ndryshojë Qëndrimin e Tij në Rajon

Asharq Al-Aësat: Katër shtete europiane i kanë kërkuar Iranit të ndryshojë pozicionet e tij në katër vende: Liban, Siri, Jemen dhe Irak, dhe t’i forcojë marrëdhëniet me to në përputhje me Konventën e Vienës. Teherani duhet “të pajtohet me komunitetin ndërkombëtar e jo të përplaset me të”, thonë raportet diplomatike europiane të dërguara në Beirut. Franca, Britania, Gjermania dhe Italia, të njohura gjithashtu si E4, zhvillojnë takime të rregullta mes përfaqësuesve të tyre dhe të Iranit për të diskutuar veprimet e papranueshme në Liban, Siri, Jemen dhe Irak.